Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kapsula hapësinore SpaceX rikthehet butë në tokë (video)

Postuar: 08/03/2019 - 19:25

Kapsula e re komerciale hapësinore amerikane SpaceX Dragon ka kompletuar sot fluturimin e demonstrimit me rikthim të sigurtë dhe rënie të butë në oqeanin Atlantik.
 
SpaceX u largua nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas gati një javë qëndrimi, dhe u rikthye në atmosferën e tokës.
 
Mburoja e saj përballoi me sukses temperaturat e larta të rikthimit në atmosferën e ngjeshur të tokës  ndërsa më tej ajo hapi katër parashuta për të realizuar "kontaktin e butë" me ujin rreth 450km larg bazës së Cape Canaveral, në Florida.
 
Misioni nuk kishte njerëz në bord, por vetëm kukulla humanoide të mbushura me sensorë që realizuan mbledhjen e të dhënave.
 
Kjo i hap rrugë aprovimit të mjetit nga Nasa për fluturime komerciale me njerëz.
 
Që prej mbylljes së misionit Space Shuttle SHBA nuk ka mundur të dërgojë njerëzit e saj në orbitë, por e ka bërë me mjetet ruse Soyuz të lëshuara nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan.
 
Fluturimi i parë me turistë hapësire pritet të ndodhë që në korrik.
 
Kreu ekzekutiv i Dragon-SpaceX, Elon Musk, nuk kishte shprehur besim për suksesin e mjetit, sidomos për rikthimin e ashpër në atmosferë.
 
Graphic: How the Dragon spacecraft returned to Earth
 
 
Dragon capsule

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2019 - 21:53

Rrjeti Facebook ka njoftuar ndryshimin e rregullave sesi komentet publike renditen në faqe, duke thënë se do të rendisë opinionet për të shfaqur atë që rrjeti beson se është “përmbajtje më kuptimplotë”.

Postuar: 04/06/2019 - 07:32

 Gjigantët amerikanë të internetit “Google”, “Facebook” dhe “A

Postuar: 03/06/2019 - 16:19

Për pothuajse 20 vjet, aplikacioni iTunes ka qenë qendra e strategjisë së Apple, që përmban muz

Postuar: 31/05/2019 - 16:57

Edhe në atmosferën e planetit Mars ekziston një lëvizje e madhe e reve.

Postuar: 30/05/2019 - 09:01

Një investigim në telefonat iPhone zbuloi se më shumë se 5400 aplikacione dërgojnë të dhëna të pë

Postuar: 25/05/2019 - 11:05

Shumë shpesh mund t’ju ndodhë që ta karikoni celularin në vende publike ku ofrohen “s

Postuar: 24/05/2019 - 10:16

Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV.