Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kreu i OKB, Guterres, kërkon ndalim paraprak të armëve autonome

Kreu i OKB, Guterres, kërkon ndalim paraprak të armëve autonome

Postuar: 06/11/2018 - 18:27

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha dje se do të ishte “moralisht revoltuese” nëse bota nuk i ndalon që para krijimi të tyre, sistemet autonome të luftës të cilat mund të vrasin njerëz pa përfshirje të elementit njerëzor.
 
Me rritjen e shpejtë të kapaciteteve të inteligjencës artificiale, shqetësimet janë gjithnjë e në rritje për sistemet e robotëve vrasës që po zhvillohen nga teknologjitë shtetërore e private për të luftuar në konflikte.
 
Në një intervistë me Reuters në Lisbonë, Guterres vlerësoi avantazhet gjigante të teknologjinë, por tha se është thelbësore që bota të ndalojë “makineritë autonome të luftës që mund të marrin jetë njerëzish pa pasur nevojë për kontroll nga efektivë njerëzorë”. 
 
“Kjo është diçka që në opinionin tim është e papranueshme, është moralisht revoluese dhe duhet të ndalohet me ligj ndërkombëtar”, tha ai.
 
Teknologjia e re ka bërë të mundur hartimin e një numri të madh sistemesh autonome armatimi tokësore e ajrore.
Guterres tha se ende nuk ka konsensus ndërkombëtar për të pranuar se ligji ndërkombëtar humanitar i përshtatet dhe përdorimit të kibernetikës në situatat e konfliktit, dhe si rrjedhin vështirëson rregullacionin për përdorimin e armëve autonome.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/03/2019 - 18:31

 Rrjeti social Instagram nisi si një platformë e dedikuar vetëm për fotografitë, por gjërat ndryshuan pasi ai u ble nga Facebook.

Postuar: 17/03/2019 - 10:34

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar qëndrimin e ndërkombëtarëve lidhur me protes

Postuar: 14/03/2019 - 18:40

 Miliona përdorues në mbarë botën hasën dje probleme të shumta teknike si në Facebook dhe In

Postuar: 14/03/2019 - 17:56

Sateliti iri i Evropës pranë planetit Mars ka zbuluar ës fundmi vendin e uljes së sondës amerik

Postuar: 14/03/2019 - 17:14

Përveç Facebook, Instagram dhe WhatsApp në Evropë dhe SHBA përdoruesit raportojnë se i pa aksesue

Postuar: 14/03/2019 - 16:41

Mëngjesin e sotëm mediat kanë treguar arsyet e vërteta të cilat Facebook i mbante të fshehta pë

Postuar: 14/03/2019 - 10:25

Përmes një postimi, Facebook reagoi pas problemit serioz.