Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lituania: Rrjeti rus dixhital i taksive, mund të jetë duke spiunuar

Postuar: 19/11/2018 - 19:59

Në shtetin baltik të Lituanisë po zjen një debat mbi një shërbim dixhital taksish në pronësi ruse, për të cilin qeveria e Vilniusit po paralajmëron se mund të jetë duke përgjuar përdoruesit përmes telefonave të tyre celularë. Por a është aplikacioni për shërbimin e taksive taktika e fundit e Kremlinit, apo kemi të bëjmë thjesht me një ndjenjë paniku ndaj çdo gjëje ruse?
 
Gunaras Riabokas thotë se të qënit taksixhi në rrugët e Vilniusit e ka bërë atë anketuesin jo zyrtar të opinionit publik në Lituani.
 
“Kam shumë klientë që ndajnë me mua gjërat që dinë dhe dëgjojnë çdo ditë. Di më shumë gjëra se kushdo tjetër.” 
Këtu përfshihet edhe preferenca e klintëve për taksitë.
 
“Duan taksi me çmim të ulët. Çmimi është gjithçka”, thotë taksisti.
 
Tregu lituanez përfshin kompaninë amerikane ‘Uber’, vendasen ‘Taxify’ dhe kompaninë ruse ‘Yandex Taxi’ të cilat funksionojnë përmes aplikacioneve në telefonat celularë. 
 
Kompania ruse “Yandex” ofroi aplikacionin e taksive në tregun e hapur të vendeve baltike në pranverën e këtij viti. 
Por shtimi i suksesit ka tërhequr vëmendjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Lituanisë, e cila ka ngritur shqetësime rreth grumbullimit të paligjshëm të të dhënave personale përmes aplikacionit, që ka qasje tek kontaktet e përdoruesit në celular, tek mikrofoni dhe kamera. Edvinas Kerza është Zëvendës Ministër i Mbrojtjes së Lituanisë. 
 
 “Qendra jonë kombëtare e sigurisë kibernetike bëri hulumtime për të parë se ku shojnë të dhënat nga aplikacioni i telefonit dhe doli se ato dërgohen në Rusi.” 
 
Lituania thotë se kjo mund të bjerë ndesh me ligjin e Bashkimit Evropian dhe ka ndaluar përdorimin e aplikacionit nga zyrtarët e qeverisë si dhe lëshoi një paralajmërim për publikun, ndërsa pritet një hetim. 
 
Por në Moskë, ‘Yandex Taxi’ thotë se akuzat janë të pabazuara. Qasja në informacionet e celularëve thjesht përmirëson shërbimin, thonë ata, dhe se të dhënat e përdoruesve ruhen brenda qendrave evropiane të të dhënave. Aram Sargsyan është Drejtor Rajonal i Evropës për kompaninë ‘Yandex Taxi’. 
 
“Nëse dikush ka dyshime...kryesisht zyrtarët e qeverive baltike, ne jemi të hapur, jemi të gatshëm për të gjitha kontrollet e nevojshme. Jemi gati për të diskutuar.” 
 
Akuzat e kanë tërhequr aplikacionin në një ballafaqim më të gjerë Rusi-Perëndim mbi çështje që përfshijnë Ukrainën dhe ndërhyrjen në zgjedhje. 
(VOA)

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 19:01

 Studiuesit e University of Washington thonë se fundi se kanë krijuar milisensorë që mund të vendosen në kurrizin e bletëvve  për të zgjidhur çështjen e jetë së shkurtër të baterisë së dronëve.

Postuar: 13/12/2018 - 18:06

Dukesha e re britanike Meghan Markle i ka befasuar të gjitha audiencat me dasmën, foshnjën që p

Postuar: 11/12/2018 - 18:15

Një studim i ri i sfungjerëve modernë të detit ka nisur të hedhë dritë mbi mënyrat e mbijetesës

Postuar: 10/12/2018 - 22:15

Sonda e agjencisë amerikane hapësinore Voyager 2, e lëshuar nga toka në vitin 1977, është bërë

Postuar: 10/12/2018 - 18:35

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një rrugë revolucionare për fuqizimin dhe shpejtimin e komp

Postuar: 10/12/2018 - 17:35

Kompania amerikane prodhuese e mikroçipave Qualcomm tha sot se kishte fituar urdhrin paraprak n

Postuar: 09/12/2018 - 23:22

Reagimi me shpejtësi i kompjuterit pas dhënies së komandave është ideale për një punë pa nerva.