BREAKING NEWS

Gazetari ia plas në sy presidentit Meta live në emision: Keni shkelur Kushtetutën

Gazetari ia plas në sy presidentit Meta live në emision: Keni shkelur
x

tech-bota

Mjeti i NASA-s, Juno kap ‘delfinin kozmik’ në retë e Jupiterit (FOTOT)

Mjeti i NASA-s, Juno kap ‘delfinin kozmik’ në retë e
Rregullisht  NASA publikon foto kozmike që duket sikur vijnë nga pëlhura e ndonjë pikori. Albumi i fundit nga retë e atmosferës së Jupiterit përfshin një ‘delfin kozmik’ dhe ‘syrin e dragoit’.
 
Mjeti Juno është duke orbituar planetin më të madh të sistemit tonë diellor dhe foto janë marrë në fund të muajit të kaluar teksa Juno bënte kalimin e 16 pranë gjigantit të gaztë.
 
Anija kozmike po fluturonte rreth 7,000 kilometra mbi retë e planetit.
 
Syri i madh oval është në fakt një stuhi anti-ciklon, që do të thotë se stuhia fryn në drejtim të kundërt me masën ajrore rrethuese. Juno është lëshuar në mars 2011 dhe më në fund arriti në Jupiter rreth pesë vjet më vonë në qershor 2016.
 
Ai po fluturon rreth planetit duke kërkuar informacion për origjinën e tij, strukturën, atmosferën dhe magnetosferën.
 
PJ16_10_GE_Detail001
 
PJ16_13_GE_Detail001_v2