
Postuar: 11/10/2018 - 22:48
Kostoja e prodhimi të plastikës, bojrave, veshjes së ekraneve të celularëve dhe materialeve të tjera që mund të riparojnë veten e tyre si lëkura e gjallesave, duket se po reduktohet shumë falë një zbulimi të Clemson University.
Studiuesi Marek Urban shkruanin në nj artikull shkencor sesi mund të pajisnin me këto aftësi vetëshëruese polimerët e përdorur në mallra relativisht të lira si bojrat, plastika dhe mbulesat e tjera. Hapi i ardhshëm është kalimi nga prodhimi i sasive të vogla në laborator në sasitë e mëdha industriale.
"Jemi pranë fazës industriale" tha Urban, profesor inxhinierie dhe materialesh në Clemson.
Ndërkohë kërkuesit kanë krijuar sasi të vogla polimerish vetëshëruese gjatë dy dekadave të fundi për të cilat Urban thotë se bashkëveprojnë me njëra tjetrën në formën e fijeve të spagetit por sikur të kishin furça të vogla anash. Sa më e gjatë që fija e spagetit bëhet aq më shumë ato ngatërrohen dhe është më e vështirë për t’i veçuar.
"Kjo mund të tingëllojë e thjeshtë por studimi zbulon se këto bashkëveprime që normalisht janë të dobëta, kur orientohen mund të sjellim vetë shërimin. Zbulimi mund të ketë efekt në krijimin e materialeve të qëndrueshme që me anë të lidhjeve të dobëta, të forcohem me anë të orinetimit", shkruanin autorët.
Urban llogarit se kapacitetet për të prodhuar masa të konsiderueshme polimerish mund të shtohen në 6 ose 12 muaj.
"Për këdo që dëshiron të krijojë këto materiale, ata duhet të dizenjojnë procesin sintetik dhe më pas ta përshkallëzojnë atë. Çelësi është kontrolli rigoroz i procesit. Ka shumë diferencë mes krijimit të diçkaje në laborator dhe përshkallëzimit të saj masiv. Por ne e dimë që teknologjia ekziston”.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Na Beni Like Ne Facebook: