Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rusia çon në parlament ligjin e internetit autonom nga rrjeti aktual botëror

Postuar: 14/12/2018 - 17:43

Rusia ka çuar sot në dhomën e ulët e parlamentit Duma ligjin për autonominë e segmentit rus të internetit, në rast të humbjes së aksesit ndaj serverëve të huaj perëndimorë.
 
Drafti është vendosur në faqen e internetit të Duma-s më 14 dhjetor, ku një shënim shpjegon se po punohet për amendamentet "duke marrë në konsideratë natyrën agresive të masave të SHBA për strategjinë e sigurisë kibernetike për vitin 2019," ku Rusia akuzohet drejtpërsëdrejti dhe pa prova për sulme kibernetike.
 
"Ligji bën të mundur minimizimin e problemeve në transferimin e të dhënave mes vendeve të tjera dhe përdoruesve në Rusi”, thuhej në deklaratë.
 
Rusia dot krijojë gjithashtu sistemin kombëtar të DNS (Domain Name Server) sistemi i decentralizuar i emërtimit të kompjuterëve ose burimeve të tjera të të dhënave, i cili identifikon kompjuterët nga të cilët të dhënat kalojnë në internet.
 
Në mars këshilltari i Presidentit Vladimir Putin German Klimenko tha se Rusia është e gatshme me segmentin e saj të internetit nëse SHBA vendos të ndërpresë aksesin për të ose për ndonjë vend tjetër.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2019 - 21:53

Rrjeti Facebook ka njoftuar ndryshimin e rregullave sesi komentet publike renditen në faqe, duke thënë se do të rendisë opinionet për të shfaqur atë që rrjeti beson se është “përmbajtje më kuptimplotë”.

Postuar: 04/06/2019 - 07:32

 Gjigantët amerikanë të internetit “Google”, “Facebook” dhe “A

Postuar: 03/06/2019 - 16:19

Për pothuajse 20 vjet, aplikacioni iTunes ka qenë qendra e strategjisë së Apple, që përmban muz

Postuar: 31/05/2019 - 16:57

Edhe në atmosferën e planetit Mars ekziston një lëvizje e madhe e reve.

Postuar: 30/05/2019 - 09:01

Një investigim në telefonat iPhone zbuloi se më shumë se 5400 aplikacione dërgojnë të dhëna të pë

Postuar: 25/05/2019 - 11:05

Shumë shpesh mund t’ju ndodhë që ta karikoni celularin në vende publike ku ofrohen “s

Postuar: 24/05/2019 - 10:16

Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV.