Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studimi SHBA: Mediat sociale thellojnë vetminë

Postuar: 02/03/2019 - 15:57

Supozohej të bënin të kundërtën, por mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të ndjehen të vetmuar.
 
Sipas psikologëve amerikanë, që kanë hartuar një raport mbi këtë temë, më shumë se dy orë qëndrimi në mediat sociale në ditë, dyfishojnë shanset që një person të përjetojë izolimin social.
 
Raporti pretendon se ekspozimi ndaj përfaqësimeve ideale të jetëve të personave të tjerë, mund të shkaktojë ndjenja zilie.
 
Studimi po ashtu, është ndalur edhe tek përdoruesit e “Instagram”, “Snapchat” dhe “Tumblr”.
 
“Ne nuk e dimë ende se kush vjen e para, përdorimi i medias sociale apo izolimi social i perceptuar”, thonë autorët, por është e mundur sipas tyre që të rinjtë, që fillimisht ndjehen të izoluar shoqërisht, t’i kthehen medias sociale. Ose, mund të ndodhë që përdorimi i tepruar i medias sociale prej tyre të çojë në ndjenjën e izolimit nga bota reale.
 
Teoritë në raport sugjerojnë se sa më shumë kohë që një person kalon online, aq më pak kohë mbetet për ndërveprimin në botën reale.
 
Përdoruesit mund të ushqejnë po ashtu ndjenjat e përjashtimit, për shembull nëse janë duke parë foto të miqve që kënaqen në një event në të cilin ata nuk janë ftuar.
 
Ekipi i kërkuesve ka anketuar rreth 2 mijë të rritur, të moshave nga 19 deri në 32 vjeç për përdorimin e medias sociale. Sipas tyre, ky raport është i rëndësishëm për studimin e problemeve të shëndetit mendor dhe izolimit social që janë në nivele epidemike mes të rriturve.
Ne jemi krijesa sociale, por jeta moderne po tenton të na ndajë në vend që të na bashkojë, thonë kërkuesit. Pavarësisht se mund të duket sikur media sociale përbën një mundësi për të mbushur boshllëkun social, ky studim sugjeron se ajo mund të mos jetë zgjidhja për të cilën njerëzit shpresojnë.
(Express)

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 16:23

Telefoni i ri Samsung Galaxy Fold është i fundit i nxjerrë në treg nga kompania e Samsung dhe mesa duket ka sjellë shumë reagime nga përdoruesit.

Postuar: 19/04/2019 - 15:10

Facebook ka bllokuar shumë individë dhe organizata të së djathtës ekstreme në Britaninë e Madhe,

Postuar: 19/04/2019 - 13:50

Miliona fjalëkalime të përdoruesve të Instagram kanë qenë të ekspozuara në serverat e saj.

Postuar: 18/04/2019 - 16:49

Një asteroid i madh sa një pallat 7-katësh do kalojë sot në orët e vona të natës në hemisferën l

Postuar: 17/04/2019 - 09:31

 Ata që merren me parashikimet e “prurjeve” të Samsung thonë që kompania koreno-

Postuar: 14/04/2019 - 18:34

 Avioni më i madh në botë ka fluturuar mbi qiellin e Shteteve të Bashkuara gjatë ditës së so

Postuar: 14/04/2019 - 17:57

 Të gjithëve na ka ndodhur të bëhemi pjesë e një grupi që nuk e kemi dashur në Whatsapp.