Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Superlëngu i mistershëm mund të zbulojë origjinën e universit modern

Postuar: 16/01/2019 - 22:40

Po të kthehemi në momentin e parë të  universit, çdo gjë besohet se ka qenë e nxehtë dhe e dendur, me një balancë të përkryer.
 
Nuk kishte pjesëza si ato që ne kuptojmë sot, dhe as yje apo vakuume hapësinore siç kemi sot. E gjithë hapësira ishte e mbushur me një masë homogjene, të paformë e të kompresuar.
 
Pro më pas diçka ndodhi dhe i gjithë stabiliteti monoton u bë i paqëndrueshëm. Fenomeni interpretohet si një fitore e Lëndës ndaj kushëririt të saj misterioz Antilënda, dhe nisi të dominojë të gjithë hapësirën. Retë e lëndës nisën të formoheshin duke bërë të lindnin yje dhe galaksi.
 
Po çfarë shkaktoi këtë përmbysje të formës së universit?
 
Shkencëtarët nuk janë të sigurtë, por thonë se kanë hartuar një model të ri laboratorik për të zbuluar “defektin”  që trazoi universin e hershëm. Në dokumentin e tyre shkencëtarët tregojnë se kanë përdoru një model heliumi të super-ftohur për të modeluar momentet e para të ekzistencës, pra për të rikrijuar kompleksin e kushteve që mund të kenë ekzistuar para Big Bang.
Kjo sepse universi është plot me ‘akte balancimi’ të cilat fizikantët i quajnë simetri.
 
 Disa nga shembujt e tyre mund të jenë: Ekuacionet fizike që funksionojnë në të njëjtën mënyrë si para dhe prapa në kohë, apo fakti se në univers ka po aq pjesëza të ngarkuara pozitivisht sa që mund të eliminojnë pjesëzat e ngarkuara negativisht 
Por nganjëherë edhe simetritë thyen, si për shembull një sferë perfekte në ekuilibër mbi majën e një gjilpëre bie në njërën anë ose në tjetrën. Në universin e hershëm, lënda fitoi ndaj anti-lendës, ndërsa pjesëza themelore të universit të hershëm mund të bashkëveprojnë me jëra-tjetrën me anë të forcave të panjohura.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 19:17

NASA po përshpejton planet për të rikthyer amerikanët në hënë, pro kësaj here agjencia hapësinore thotë se do të rrinë aty.
 

Postuar: 16/02/2019 - 15:28

Kompania amerikane “Google” ka zbuluar në hartat e saj vendin ku ndodhet sistemet r

Postuar: 11/02/2019 - 19:15

Kompania ‘Mars One Ventures’ e cila pretendonte se do të dërgonte qindra njerëz për

Postuar: 07/02/2019 - 15:48

Zyra Federale e Konkurrencës në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të r

Postuar: 06/02/2019 - 17:56

Përtej reklamave të kompanive për avantazhet që do tw sjelle rrjeti super i shpejtë ‘5g&r

Postuar: 05/02/2019 - 18:19

 Më në fund edhe Messenger, aplikacioni i Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh

Postuar: 04/02/2019 - 13:29

 WhatsApp në iOS, së shpejti, do të mbrohet me siguri biometrike.