BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

tech-bota

Tajani presion ndaj Zuckerberg: Të dëshmojë përpara euro-deputetëve

Tajani presion ndaj Zuckerberg: Të dëshmojë përpara
Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani i ka kërkuar themeluesit të Facebook Mark Zuckerberg të dëshmojë personalisht përpara eurodeputetëve për skandalin e privatësisë që ka tronditur platformën sociale.
 
Kërkesa e tij është përsëritur edhe nga të tjerë eurodeputetë, të cilët kanë këshilluar Zuckerberg të pranojë interpelancën me ligjbërësit e Bashkimit Europian.
 
Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg është vënë nën presion nga ligjbërësit e BE-së për të ardhur në Europë e për të dëshmuar lidhur me skandalin e keqpërdorimit të të dhënave në platformën sociale, që ka prekur rreth 3 milionë europianë. 
 
Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani ka përsëritur kërkesën e tij që Zuckerberg të paraqitet përpara asamblesë. Përmes një letre drejtuar themeluesit të Facebook, Tajani shkruan se kompania duhet të mos harrojë se ligjbërësit luajnë një rol kryesor në hartimin e rregullave të ashpra që qeverisin gjigandët e teknologjisë online.
 
Edhe komisionerja europiane e drejtësisë Vera Jourova deklaroi se Zuckerberg duhet të dëgjojë thirrjen e ligjvënësve.
“Ky është një rast shumë i rëndësishëm që nuk mund të trajtohet si zakonisht,”-u shpreh Jourova përpara një asambleje parlamentarësh. E njëjta kërkesë u përsërit edhe nga të tjerë deputetë europianë.
Facebook ende nuk i është përgjigjur këtyre thirrjeve. Kujtojmë se javën e kaluar, Mark Zuckerberg është përballur me dy seanca të njëpasnjëshme dëshmie, ku ai është marrë në pyetje nga rreth 100 ligjvënës amerikanë.