Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Të dhënat: Miliarda yje në hapësirë po kthehen në kristale gjigante

Postuar: 09/01/2019 - 22:33

Astronomët zbulojnë së fundmi sipas të dhënave satelitore se miliarda yje në hapësirë po kthehen në sfera gjigante kristali teksa qendrat e tyre të lëngshme po ngurtësohen.
 
Zbulimet sugjerojnë gjithashtu se mënyrat e zakonshme të matjes së moshës së tyre duhet të ripërshtaten, pasi disa prej tyre janë miliarda vjet më të vjetër nga sa mendohej më parë.
 
Ndryshimet u dalluan në mijëra yje të bardhë, që janë mbetjet e yjeve të ezauruar tashmë pas përfundimit të lëndës së tyre bërthamore me të cilën më parë ndriçonin.
 
Dielli i sistemit tonë rrjedhimisht dhe ai do t’i nënshtrohet këtij procesi, teksa shuarja e tij parashikohet jo më larg se 10 miliardë vjet.
 
Studimi i ri bazohet në të dhënat nga 15,000 yje rreth 300 vite drite larg planetit tonë, të vëzhguar nga sateliti i Agjencisë Evropiane Hapësinore, Gaia.
 
Ata zbuluan pikën ku ftohja graduale e këtyre yjeve gradual ngadalësohej, një fenomen i lidhur me çlirimin masiv të energjisë dhe që sinjalizon tranzicionin nga gjendja e lëngët në solide të thelbit të tyre, pra e vdekjes së yllit.
 
Në këtë proces, oksigjeni i lëngshëm dhe karboni në qendër të yllit transformohen në një kristal, pak a shumë si tranzicioni i ujit të lëngshëm në akull.
 
 “Ishte parashikuar 50 vjet më parë që do të shikonim yje të bardhë me ngjyra kristali, dhe tani kjo është observuar”, tha Dr Pier-Emmanuel Tremblay, astronom i universitetit në Warwick Britani.
Ndryshe nga kthimi i ujit në akull, ftohja e yjeve ndodh në temperatura shumë të larta dhe presione të mëdha që ngjeshin atomet me njëri-tjetrin.
 
Tremblay thotë se energjia e çliruar në proces tregon se fillimisht kristalizohet oksigjeni, i cili bie në fund të qendër dhe ngre lart karbonin. Ciklet jetësore të yjeve të shuara përdoren nga shkencëtarët për të përcaktuar moshën e yjeve pranë tyre.
 
Përgatiti: Andi Lamko
(Indipendent)

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/05/2019 - 16:19

Nga sot Facebook do të kufizojë transmetimet live për ata që dhunojnë disa rregulla sociale, përfshi edhe politikat e grupit dhe personave të rrezikshëm.E bëri të ditur facebook dhe vendimi vjen pak para mbajtjes së n

Postuar: 15/05/2019 - 09:28

Dy muaj pas një sulmi në një xhami në Zelandën e Re, që u transmetua drejtpërdrejt nga agresori n

Postuar: 14/05/2019 - 19:27

1.5 miliardë përdorues të Whatsapp janë paralajmëruar që të përditësojnë aplikacionin për shkak t

Postuar: 14/05/2019 - 10:08

Hakerat kanë mundur të instalojnë në distancë një softuer për të mbikëqyrur aplikacionin e mesazh

Postuar: 13/05/2019 - 17:49

Për herë të parë në Gjermani ka filluar testimi i kamionëve të parë elektrik.

Postuar: 10/05/2019 - 19:33

 Bashkëthemeluesi i Facebook Chris Hughes u ka bërë thirrje rregullatorëve federal

Postuar: 10/05/2019 - 16:52

Shkencëtari turk, Umut Yildiz, i cili punon në agjencinë amerikane të hapësirës, NASA, në lidhje