Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Facebook/ Rregullat e reja për të frenuar gjuhën e urrejtjes

Postuar: 16/11/2018 - 19:19

Mark Zuckerberg sqaroi dje se kompania ka patur arritje muajt e fundit për të goditur spamin, gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjen e dhunshme, por pranoi se mbetet shumë për të bërë.
 
"Ka çështje që nuk zgjidhen kurrë", tha ai. "Do të ketë vazhdimisht probleme përsa i përket përmbajtjes". Masat e kompanisë Në bisedën telefonike, Mark Zuckerberg iu referua një shkrimi të kohëve të fundit në gazetën New York Times, ku flitej hollësisht se si kompania ka zhvilluar polemika të shumta e të ashpra gjatë dy viteve të fundit, siç ndodhi kur u zbulua se rrjeti Facebook u përdor nga operativët rusë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. 
 
Nga shkrimi i NYT dilte se drejtuesit e kompanisë fillimisht nuk i pranuan shqetësimet e hershme për operativët e huaj, dhe më pas u përpoqën të shmangnin vëmendjen e publikut nga Facebook-u sapo doli lajmi. Mark Zuckerberg tha se firma kishte bërë gabime dhe ishte treguar e ngadaltë për të kuptuar problemin.
 
"Por të thuash se ne nuk deshëm të mësojmë faktet, kjo është thjesht e pavërtetë," tha ai. 
Mark Zuckerberg tha gjithashtu se nuk e dinte që firma kishte punësuar
 
Definers Public Affairs, një firmë këshilluese në Uashington, D.C., që shpërndau informacione negative rreth konkurrentëve të Facebook-ut, dhe ishte e përfshirë në skandale. Facebook i ndërpreu marrëdhëniet me firmën.
"Kjo mund të jetë normale në Uashington, por nuk duam që Facebook të perceptohet sikur ka lidhje me këtë firmë, prandaj nuk do të kemi lidhje me të", tha zoti Zuckerberg. 
 
Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë thanë se Facebook ende ka shumë për të bërë në vende të tilla si Mianmar. Në tremujorin e tretë, firma tha se në mënyrë aktive identifikoi 63 përqind të mesazheve të urrejtjes që u hoqën, nga 13 përqind në tremujorin e fundit të vitit 2017. Së paku 100 ekspertë të gjuhës birmaneze po shqyrtojnë përmbajtjen, tha firma. Një çështje që vazhdon të ekzistojë në Facebook është se disa nga përmbajtjet më të njohura gjithashtu janë më sensacionale dhe provokuese. Facebook tha se tani penalizon atë që e quan "përmbajtje brenda kufijve të lejueshëm" kështu që mesazhi merr më pak shpërndarje dhe angazhim.
 
"Duke e ndrequr këtë problem në shërbimet tona, ne besojmë se do të krijojmë një cikël të virtytshëm: duke reduktuar senzacionalizmin e të gjitha formave, ne do të krijojmë një dialog më të shëndetshëm, më pak të polarizuar, ku gjithnjë e më shumë njerëz ndjehen të sigurtë për të marrë pjesë ", shkroi Mark Zuckerberg në një mesazh. 
 
Kritikët e kompanisë, megjithatë, thonë se Mark Zuckerberg nuk ka shkuar aq larg sa për të trajtuar problemet e Facebook, që ka 2 miliardë përdorues.
 
"Ne kemi një hapësirë për komunikim, e krijuar nga njeriu, që është fitimprurëse, e menjëherëshme në komunikim, me hapësirë për treg dhe hapësirë për beteje dhe se është, si rezultat, i dizajnuar që të mos shpërblejë vërtetësi apo moral por përhapje të bujëshme apo viralitet", tha të enjten Peter W. Singer, strategjist dhe bashkëpunëtor i lartë në New America, një fondacion jopartiak.
(VOA)

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 18:35

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një rrugë revolucionare për fuqizimin dhe shpejtimin e kompjuterëve,e cila nuk ka të bëjë fare me teknologjinë.
 

Postuar: 10/12/2018 - 17:35

Kompania amerikane prodhuese e mikroçipave Qualcomm tha sot se kishte fituar urdhrin paraprak n

Postuar: 09/12/2018 - 23:22

Reagimi me shpejtësi i kompjuterit pas dhënies së komandave është ideale për një punë pa nerva.

Postuar: 09/12/2018 - 19:13

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të o

Postuar: 07/12/2018 - 22:36

Shpesh ndodh që kur na thonë të mos e bëjmë diçka, na shtyn më shumë ta bëjmë.

Postuar: 07/12/2018 - 22:30

Rrjeti social Facebook është gjobitur sot me 10 milionë euro nga autoritetet italiane për keqin

Postuar: 07/12/2018 - 22:21

Kompania gjigante ‘AT&T’ pritet që së shpejti të lansoj aplikacionin “Sma