Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hapësira/ Sinjale të forta teleskopike radio habisin shkencëtarët

Hapësira/ Sinjale të forta teleskopike radio habisin shkencëtarët

Postuar: 10/10/2018 - 22:30

Shpërthimet e forta radio nga hapësira janë një nga misteret e mëdha të astrofozikës moderne. Ato janë sinjale të shpejta që zgjasin disa milisekonda dhe kapen nga teleskopët gjigandë radiofonikë, të cilat eksitojnë pamasë astronomët.
 
Por kjo jo për faktin e botëve të mundshme aliene, por për eventet madhore misterioze që mund të jenë duke ndodhur në universin e pafundshëm.
 
Këto sinjale vijnë nga galaksi të tjera dhe do të thotë se andej nga vijnë, po prodhohen sasi madhore energjie, ndoshta më shumë energji se dielli mund të prodhojë gjatë një dekade, prandaj janë të lidhura me evente  madhore të universit dhe mund të ndihmojnë në të kuptuarit e strukturës dhe historisë së tij.
 
Cilësia e tyre kyçe është shpërndarja: vala më e shkurtër radio arrin në teleskop përpara valës më të gjatë e më të fuqishme. Shkencëtarët thonë se kjo ndodh pasi sinjali kalon mes një sasie të madhe gazi të nxehtë (plazme) e cila i ngadalëson ato, me masë në varësi të gjatësisë së valës.
 
Masa e shpërndarjes na tregon sesa lëndë ato kanë kapërcyer për të arritur te teleskopi dhe deri tani nuk dihet me siguri çfarë natyre ka kjo masë.
 
Një sinjal i shpejtë radio vjen nga miliarda vite dritë larg, por ngadalësohet sa herë që has një re gazi.
Prandaj llogaritja e kohës dhe gjatësisë së valës i tregon shkencëtarëve  masën e zbrazëtisë së lëndës mes galaksive.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 19:17

NASA po përshpejton planet për të rikthyer amerikanët në hënë, pro kësaj here agjencia hapësinore thotë se do të rrinë aty.
 

Postuar: 16/02/2019 - 15:28

Kompania amerikane “Google” ka zbuluar në hartat e saj vendin ku ndodhet sistemet r

Postuar: 11/02/2019 - 19:15

Kompania ‘Mars One Ventures’ e cila pretendonte se do të dërgonte qindra njerëz për

Postuar: 07/02/2019 - 15:48

Zyra Federale e Konkurrencës në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të r

Postuar: 06/02/2019 - 17:56

Përtej reklamave të kompanive për avantazhet që do tw sjelle rrjeti super i shpejtë ‘5g&r

Postuar: 05/02/2019 - 18:19

 Më në fund edhe Messenger, aplikacioni i Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh

Postuar: 04/02/2019 - 13:29

 WhatsApp në iOS, së shpejti, do të mbrohet me siguri biometrike.