Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Iter/ Projekti i fuzionit bërthamor të energjisë, kalon fazën e parë

Iter/ Projekti i fuzionit bërthamor të energjisë, kalon fazën e parë

Postuar: 06/12/2017 - 21:20

Projekti ndërkombëtar i gjenerimit të energjisë me anë të fuzionit bërthamor, ka arritur dje pikën pa kthim prapa, pas përfundimit të ndërtimit të gjysmës së strukturës së nevojshme, njoftonin shkencëtarët.
 
Pas një serie dështimesh, shkencëtarët thonë se objektivi është sërish në binarë, duke dhënë shpresa për realizimin e burimit të energjisë së pastër rreth vitit 2025.
 
Bernard Bigot, drejtori i përgjithshëm i Projektit Eksperimental Ndërkombëtar Termonuklear (Iter), ambientet kryesore të të cilit ndodhen në jug të Francës, tha se kompletimi i gjysmës së projektit e vendos planin sërish në binarë dhe se energjia mund të nisë nga impianti eksperimental prej vitit 2025.
 
Reaktori termonuklear Iter kërkon të imitojë funksionin e yllit të sistemit tonë diellor, diellit, si burim energjie. Reaksionet e një fuzioni bërthamor ndodhin miliarda herë në sekondë në bërthamën e diellit, dhe shekullin e fundit shkencëtarët kanë zbuluar sekretet e kësaj fuqie.
Ajo që deri tani shkencëtarët nuk kishin arritur të realizonin ishte imitimi i kushteve ekstreme për zhvillimin e reaksioneve, në mënyrë që energjia të përftohet për t’u përdorur në tokë.
Për të arritur këtë nevojitet kontroll absolut mbi disa kushte si, struktura ku ndodhin reaksionet, që është ena e rrumbullakët që eviton reaksionet dytësore larg mburojës së metaltë; magnetet super-përçues që tërheqin plazmën në zonat e kërkuara; temperaturat prej miliona gradësh; dhe metoda e gjenerimit të energjisë së dobishme nga energjia e shfrenuar që çlirohet.
 
Shkencëtarët thonë se janë në gjysmë të rrugës së ndërtimit të strukturës së nevojshme dhe se mund të japin prova të punës së tyre rreth vitit 2025. Përpjekja mbështetet nga ekonomitë më të mëdha të botës si BE, SHBA, Kina, India, Japonia, Korea e Rusia. Energjia e fuzionit bërthamor është një nga objektivat më të ndjekur teknologjikë dhe ndodh me konvertimin e hidrogjenit në atome heliumi, gjatë një procesi në temperatura ekstreme.
 
Rikrijimi i saj në tokë mund të çlirojë më shumë energji sesa nevojitet nga njerëzimi por kushtet e vjeljes së saj janë të vështira për t’u realizuar, prandaj energjia atomike është prodhuar tradicionalisht me anë të reaktorëve të fizionit bërthamor, të cilët çlirojnë energji nga materialet radio-aktive.
 
Projekti Iter tenton të përdorë fuzionin e hidrogjenit, të kontrolluar nga super-magnetë, për krijimin e nxehtësisë masive që do të vërë në lëvizje turbina elektrike, në formë të ngjashme me centralet termike.
 
Përgatiti Andi Lamko
 
Rezultate imazhesh për iter nuclear fusionRezultate imazhesh për iter nuclear fusionRezultate imazhesh për iter nuclear fusionRezultate imazhesh për iter nuclear fusion

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 19:13

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.

Postuar: 07/12/2018 - 22:36

Shpesh ndodh që kur na thonë të mos e bëjmë diçka, na shtyn më shumë ta bëjmë.

Postuar: 07/12/2018 - 22:30

Rrjeti social Facebook është gjobitur sot me 10 milionë euro nga autoritetet italiane për keqin

Postuar: 07/12/2018 - 22:21

Kompania gjigante ‘AT&T’ pritet që së shpejti të lansoj aplikacionin “Sma

Postuar: 07/12/2018 - 22:17

Me ndihmën e shumë pak kodeve, mund të zbuloni më shumë për të dhënat e celularit tuaj, si dhe

Postuar: 07/12/2018 - 22:14

Një njoftim i ardhur së fundmi nga Faceebook na jep lajmin që askush se priste.

Postuar: 07/12/2018 - 19:05

Ka pasur dhe më parë raportime për kërkime shkencore të superfuqive për gjetjen e organizmave d