BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

tech-lifestyle

Kozmosi/ Rruga e Qumështit, pjesë e përplasjes kozmike 10 miliardë vjet më parë

Kozmosi/ Rruga e Qumështit, pjesë e përplasjes kozmike 10
Astronomët që po përdorin teleskopin e Agjencisë Evropiane Hapësinore, Gaia, kanë zbuluar se galaktika jonë ka qenë pjesë e një shpërthimit dhe bashkimi kozmik rreth 10 miliardë vjet më parë, për të cilin ata thonë se do të jetë dukur si një shfaqje gjigante fishekzjarrësh.
 
Rruga e Qumështit besohet të jetë formuar rreth 13 miliardë vjet më parë, por pak pas kësaj një tjetër galaksi u përplas me të, duke i shpërndarë yjet dhe duke krijuar yje të tjerë brenda Rrugës së Qumështit.
 
Galaktikat në formë spiraleje si e jona përbëhen nga disa pjesë: nga dendësia qendrore, krahët spiralë, diskun dhe reja rrethuese.
 
Kërkuesit zbuluan provat e kësaj shkrirjeje duke studiuar lëvizjet e yjeve brenda resë së brendshme të Rrugës së Qumështit dhe zbuluan se rreth 30 000 prej tyre lëviznin në drejtim të kundërt me miliona të tjerë, gjë që tregon se ato e kanë origjinën nga tjetërkund.
 
Para arritjes në këtë konkluzion, grupi kishte bërë simulime të ndryshme për përplasjet galaktike, dhe të dhënat e teleskopit Gaia përputheshin me ato të simulimeve, pra duke konfirmuar se një tjetër galaktikë ishte përplasur dhe ndërthurur me Rrugën e Qumështit.
 
Kërkuesit thonë se një ide e morën nga 13 përmbledhjet globulave të yjeve në të njëjtin rajon të galaksisë, të cilët lëvizin në të njëjtin drejtim me 30 000 yjet e përmendur më sipër.
 
"Zbulimi se reja e brendshme e Rrugës së Qumështit është një tjetër galaksi që ka kontribuar në të gjithë yjet e galaktikës sonë, ishte një surprizë e madhe”, tha studiuesja Amina Helmi, astronome e Universitetit te Groningen në Holandë.
Ndërsa një tjetër provë është vetë përbërja e yjeve, pasi yje nga galaktika të ndryshme lënë gjurmë të ndryshme, siç ishte rasti me 30 000 yjet që lëviznin ndryshe në renë e Rrugës s Qumështit.
 
"Është shumë interesante që yje të formuara në një tjetr galaktikë të sillen pranë galaktikës sonë”, tha Helmi, duke shtuar se përplasja e galaktikave do të ishte dukur si një plasje madhore stelare, me zhdukje dhe lindje të shpejta yjesh.
Vetëm tre miliardë vjet pas Big Bang, përplasjet e galaksive nisën të rralloheshin, por ishin më të shpeshta nga sot.
 
Për rreth katër milionë vjet llogaritet që Rruga e Qumështit të përplaset dhunshëm me galaktikën fqinje Andromeda.
 
Përgatiti Andi Lamko
(CBC News)
 
 

Më të lexuarat