Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pranë një ylli të afërt, astronomët zbulojnë planetin tre herë sa toka

Postuar: 14/11/2018 - 21:37

Një grup ndërkombëtar astronomët thanë së fundmi se kanë zbuluar gjurmë të një planeti të ftohtë me masë rreth tre herë sa toka, i cili orbiton një yll të lashtë të zbehtë, në një yllësi fqinje me tonën, vetëm gjashtë vite dritë larg.
 
Bota e sapozbuluar ka të bëjë me një yll të zbehtë të njohur si Barnard, i cili është më i vjetër se sistemi ynë diellor, ndërsa planetit i duhen 233 ditë për të kompletuar një orbitë rreth diellit të tij të ftohtë e të kuq.
 
Ky bëhet tashmë planeti i dytë i njohur pranë sistemit tonë diellor.
 
I vetmi që njihej më parë ishte planeti që orbitonte rreth yllit të kuq Proxima Centauri në sistemin tre yllësh Alpha Centauri, i cili u zbulua në 2016 dhe është vetëm katër vite dritë larg tokës.
 
Ndërsa planeti Barnard është ndoshta tepër i ftohtë për të përballuar jetën, sipas shkencëtarëve.
 
Megjithëse ai është pranë yllit të tij thuajse sa Merkuri larg diellit, shkencëtarët besojnë se  aq është i ftohtë sa Saturni. Kjo pasi ylli i Barnard emeton vetëm 0.4 per qind të fuqisë rrezatuese të diellit.
 
Por zbulimi është emocionues për arsye se planeti është i afërt dhe mudn të monitorohet me një gjeneratë të afërt teleskopësh.
 
Ai është gjithashtu provë se planetet janë të kudondodhur rreth yjeve të zbehtë, thotë astronomi Ignasi Ribas, drejtor i studimeve të hapësirës në Katalonja të Spanjës. “The Shanset për të zbuluar të tjerë si ky janë të mëdha,” tha ai.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 10:16

Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV.
 

Postuar: 23/05/2019 - 20:41

Rrjeti më i madh i komunikimit social Facebook ka njoftuar sot se ka fshirë mbi 3 miliardë llogar

Postuar: 21/05/2019 - 22:48

Whatsapp është i mbushur me mashtrime të fshehta, përfshirë njërin që ju lejon të lexoni mesazhet

Postuar: 20/05/2019 - 13:48

Pas vendimit që mori motori i kërkimit Google për ndërprerjen e lidhjeve me Huawei-in vijnë të tj

Postuar: 20/05/2019 - 12:54

Pas kufizimeve të imponuara nga qeveria amerikane: Prodhuesi kinez do të jetë në gjendje të përdo

Postuar: 15/05/2019 - 16:19

Nga sot Facebook do të kufizojë transmetimet live për ata që dhunojnë disa rregulla sociale, përf