Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkenca/ Teori e re për origjinën e ujit në Tokë

Shkenca/ Teori e re për origjinën e ujit në Tokë

Postuar: 07/11/2018 - 19:30

Sipas teorisë më të fundit shkencore, uji në tokë e ka fillesën e tij materialet asteroidale edhe nga reja e gazit e mbetur prej periudhës së hershme të lindjes së diellit.
 
Zbulimet e reja i japin shkencëtarëve ide të rëndësishme për zhvillimin e planetëve të tjerë si për mundësitë e tyre për të pasur jetë.
 
Studimi i ri i Unionit Amerikan Gjeofizik propozon një teori të re për misterin e vjetër të origjinës së ujit në tokë, duke sfiduar ide e mëparshme se ai vjen nga retë e pluhurit hapësinor dhe resë së gazit pas formimit të diellit, që njihet ndryshe si nebula solare.
 
Për identifikimin e ujit shkencëtarët kanë kërkuar më shumë për gjurmët e hidrogjenit dhe jo të oksigjenit.
Historikisht është besuar se uji në tokë ka ardhur nga asteroidët, prej ngjashmërive mes ujit të oqeani dhe ujit të gjetur në to.
 
Por studimi i fundit tregon se oqeanet mund të mos tregojnë histporinë e plotë.
 
Profesori i astrofizikës Steven Desch, thotë: "Kur njerëzit studiojnë raportin deuterium-hidrogjen të ujit të oqeanit, vërejnë se ai është i ngajshëm me ujin e gjetur në asteroidë, prandaj ka ekzistuar gjithmonë ky besim."
 
Por studimet e fundit tregojnë se hidrogjeni në oqean nuk përfaqëson hidrogjenin e gjithë planetit tonë, po të llogarisim dhe mostra të hidrogjenit nga thellësitë e tokës, të cilët kanë më pak deuterium.
 
Në shtresat e tokës janë gjetur gjithashtu gaze fisnike si helium e neon, me statistika izotopesh të ngjashme me ato të nebulës solare.
 
Sipas modelit të ri, disa miliarda vjet më parë, asteroidë të mëdhenj me ujë nisën të zhvilloheshin në planete, në kohën kur nebula diellore ende vërtitej rreth diellit. Këto asteroidë, të njohur si embrione planetare përplaseshin dhe rriteshin me shpejtësi dhe rrjedhimisht një prej përplasjeve prodhoi energji të mjaftueshme për të shkrirë një nga embrionet në një oqean magme, duke formuar tokën.
 
Gazet e larta nga nebula solare u tërhoqën nga reja për të formuar atmosferën e tokës, ndërsa hidrogjeni nebular u shpërnda në oqeanin e magmës.
 (eurekalert.org)

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 19:08

Një nga tiparet më të veçanta është ai që quhet referenca e zhvendosur, pra aftësia për të folur për të shkuarën ose të ardhmen, ose objekte e ngjarje që nuk janë prezente.
 

Postuar: 15/11/2018 - 15:42

Gjermania njoftoi se do të investojë tre miliardë euro deri në vitin 2025 për zhvillimin e apli

Postuar: 14/11/2018 - 21:37

Një grup ndërkombëtar astronomët thanë së fundmi se kanë zbuluar gjurmë të një planeti të ftoht

Postuar: 14/11/2018 - 12:57

 Apple ka pranuar një dështim serioz harduer të iPhone dhe tani pronarët e celularëve po god

Postuar: 13/11/2018 - 19:02

Makinat pa shoferë pritet ta fusin transportin e të ardhmes së afërt në utopi, kështu të paktën

Postuar: 13/11/2018 - 15:41

Ideja e kompanive në Mbretërinë e Bashkuar pë të implantuar punonjësve mikroçipë në mënyrë që t

Postuar: 13/11/2018 - 15:16

Një aplikacion i ri po i zemrës, i jep pacientëve një dhomë emergjente në pëllëmbën e duarve të t