Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkencëtarët bëjnë gati lazerin gjigant të hapësirës, që alienët të na gjejnë më kollaj

Postuar: 07/11/2018 - 15:57

Një grup studiuesish nga MIT (Massachusetts Institute of Technology) të bindur se nuk jemi vetëm nw gjithësi,  kanë propozuar një metodë radikale për ta bërë praninë tonë të njohur në univers.
 
Në një studim të ri të fizibilitetit, ekipi thotë se teknologjia lazer mund të përdoret si një fener për të tërhequr vëmendjen e astronomëve alienë drejt Tokës.
 
Duke përdorur një lazer të fokusuar përmes një teleskopi të madh, studiuesit thonë se kjo dritë gjigante mund të shihet nga 20.000 vite dritë larg.
 
Në kërkimin e botuar në “Journal Astrophysical”, ekipi i MIT përshkruan se si një lazer me fuqi të lartë 1 deri 2 megavat mund të drejtohet drejt hapësirës nëpërmjet një teleskopi prej 30 deri 45 metrash për të krijuar një fener detektues.
 
Me këtë konfigurim, rrezatimi infra i kuq nga sistemi do të ishte mjaftueshëm i fortë që një specie inteligjente ta dallonte nga dielli.
Pasi të kapet nga jashtëtokësorët në një sistem të afërt, ne gjithashtu mund ta përdorim këtë lazer për të transmetuar mesazhe të shkurtra, thonë studiuesit.
Sipas ekipit, sistemi mund të krijohet me teknologji ekzistuese dhe instrumente të cilat mund të zhvillohen në të ardhmen.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 04/06/2019 - 07:32

 Gjigantët amerikanë të internetit “Google”, “Facebook” dhe “Amazon” pësojnë rënie në bursën e “Wall Street” për shkak të zërave që qarkullojnë se janë hapur hetime

Postuar: 03/06/2019 - 16:19

Për pothuajse 20 vjet, aplikacioni iTunes ka qenë qendra e strategjisë së Apple, që përmban muz

Postuar: 31/05/2019 - 16:57

Edhe në atmosferën e planetit Mars ekziston një lëvizje e madhe e reve.

Postuar: 30/05/2019 - 09:01

Një investigim në telefonat iPhone zbuloi se më shumë se 5400 aplikacione dërgojnë të dhëna të pë

Postuar: 25/05/2019 - 11:05

Shumë shpesh mund t’ju ndodhë që ta karikoni celularin në vende publike ku ofrohen “s

Postuar: 24/05/2019 - 10:16

Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV.

Postuar: 23/05/2019 - 20:41

Rrjeti më i madh i komunikimit social Facebook ka njoftuar sot se ka fshirë mbi 3 miliardë llogar