BREAKING NEWS
SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
x
BREAKING NEWS
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
x
BREAKING NEWS
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
x
BREAKING NEWS
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
x
BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
Shkencëtarët rusë e amerikanë po nxehin qëllimisht atmosferën e sipërme
Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Dhjetor 2018
Disa orë në lindje të Moskës, ku lumi Sura takohet me Vollgën, një laborator ish-sovjetik pompon në atmosferën e sipërme radio-valë të frekuencave të larta.
Kur këto valë arrijnë në ionosferë ato e trazojnë atë në mënyrë misterioze duke krijuar rryma të plazmës që nxehin jonet dhe elektronet e kësaj shtrese atmosferike.
Megjithëse tingëllon si hapja e një filmi apokaliptik, por e njëjta gjë bëhet edhe në shtetin verior amerikan të Alaska, në programin kërkimor të frekuencave të larta, ku atmosfera bombardohet me radio valë, në kuadër të kërkimeve të përmirësimit të aplikacioneve ushtarake.
Kjo bëhet sepse jonosfera ka një rol thelbësor në komunikimet satelitore. Ionet reflektojnë valët radio të dërguara nga toka dhe mund të trazojnë sinjalin e satelitëve, prandaj ky aktivitet është një prioritet i forcave ushtarake, dhe gjithashtu një burim i disa teorive të konspiracionit.
Prandaj dhe lajmi për jhë bashkëpunim të këtij lloji mes shkencëtarëve rusë e kinezë ka tërhequr vëmendje. Media kineze ka raportuar për pesë eksperimente të tilla të kryera në qershor të këtij viti, por zyrtarët përpiqen të mos i japin rëndësi. “Ne nuk po luajmë rolin e Zotit. Nuk jemi vendi i vetëm që po bashkohemi me rusët për këtë”, tha një zyrtar ushtarak kinez.
Dokumentet e eksperimentit thonë se goditjet ngritën temperaturën në atmosferën e sipërme në mbi 100°C dhe kjo kishte sjellë trazira atmosferike në një zonë rreth126,000 kilometra katrorë të gjerë.
Në rezultatet e eksperimentit thuhej se sateliti CSES i krijuar për observime iono-magnetosferike, nuk kishte qenë i aftë të dallonte valët radio të dërguara ditën nga Sura – por vetëm gjatë natës. Ndërsa larg zhurmës valore të dritës së diellit, eksperimentet e natës monitoroheshin me lehtësi dhe pak energji.
“Studime të tilla duhet të ndjekin rregulla të forta disiplinore dhe etike”, tha studiuesi ushtarak kinez Gong Shuhong. “Çfarëdo që të bësh, nuk duhen lënduar njerëzit e planetit”.