Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studimi: Kafeina ndihmon në ndryshimin e perceptimit të dhimbjes

Studimi: Kafeina ndihmon në ndryshimin e perceptimit të dhimbjes

Postuar: 09/10/2018 - 18:12

Megjithë popullaritetin e shijeve të ndryshe të kafes që reklamohen nga kompanitë e ndryshme vitet e fundit, kjo mund të mos jetë arsyeja kryesore përse njerëzit e konsumojnë atë. Sipas një studimi të fundit arsyeja e suksesit të kafes është kafeina, që rezulton si substanca psiko-aktive më e përdorur në botë. 
 
Profesori i psikologjisë Demario Overstreet ka kryer një studim mbi efektin e sasisë së marrë të kafeinës në ndjeshmërinë ndaj dhimbjes. Kafeina përdoret gjerësisht në medikamentet qetësuese  të dhimbjeve të forta, por ende nuk njihej efekti i saj i konsumuar si pjesë e dietës së përditshme.
 
Studiuesit regjistruan sasinë e kafeinës së marrë nga 62 pjesmarrës në studim të moshave 19–77 vjeç për një javë por pas statistikave për ndjesinë e përgjithshme ndaj dhimbjeve të tipit shtypje, nxehtësi ata zbuluan se subjektet që kishin marrë më shumë kafeinë përkundër pritshmërive kishin ndjeshmëri më të lartë.
 
Studime të mëparshme kishin treguar se kafeina bllokon receptorët e neurotransmetuesve adenosin, të cilët ndërhyjnë në sinjalizimin e dhimbjes. Për studimin në fjalë studiuesit shkruanin se “sjell prova të reja që sugjerojnë se nivelet më të larta se zakonisht të kafeinës në dietë mund të rrisin perceptimin e dhimbjes nga receptorët.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/02/2019 - 19:15

Kompania ‘Mars One Ventures’ e cila pretendonte se do të dërgonte qindra njerëz për të jetuar (e rrjedhimisht dhe për të vdekur) në Planetin e Kuq, rezulton tashmë e falimentuar sipas të dhënave zyrtare

Postuar: 07/02/2019 - 15:48

Zyra Federale e Konkurrencës në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të r

Postuar: 06/02/2019 - 17:56

Përtej reklamave të kompanive për avantazhet që do tw sjelle rrjeti super i shpejtë ‘5g&r

Postuar: 05/02/2019 - 18:19

 Më në fund edhe Messenger, aplikacioni i Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh

Postuar: 04/02/2019 - 13:29

 WhatsApp në iOS, së shpejti, do të mbrohet me siguri biometrike.

Postuar: 03/02/2019 - 16:14

Aplikacione me qëllime dëmtuese vazhdojnë të shfaqen, pavarësisht përmirësimeve në teknologjinë

Postuar: 02/02/2019 - 22:12

Pak javë para se Samsung të prezantojë brezin e ri të telefonëve Galaxi, një faqe gjermane postoi