Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studimi: Ngrohja globale do të dobësojë erërat

Studimi: Ngrohja globale do të dobësojë erërat

Postuar: 11/12/2017 - 21:13

Fermat e erërave janë një faktor i rëndësishëm në luftën ndaj ngrohjes globale por ngritja e temperaturave do të dobësojë dukshëm forcën e erërave të lartësive të mesme të globit, duke përfshirë SHBA, Britaninë dhe Mesdheun, deklaron një studim i ri. Ndërsa në disa vende të tjera si Australia, lindore forca e tyre do të shtohet.
 
Ky është studimi i parë global mbi pasojat e rritjes së temperaturave në mbledhjen e energjisë së erës dhe zbuloi ndryshime të rëndësishme në vendet me shumë turbina energjetike.
 
Fermat e erës janë thuajse pesëfishuar gjatë dekadës së fundit prej uljes së kostove të prodhimit të turbinave, dhe janë një mënyrë kyçe për të reduktuar varësinë nga karburantet fosile. Por në zonat qendrore të SHBA fuqia e erërave mund të reduktohet me një të pestën.
 
 “Kemi zbuluar disa ndryshime të rëndësishme në energjinë e erës,” tha Kristopher Karnauskas i Universitetit të Colorado. “Por kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga investimet në sektorin e energjisë së erës, por vetëm duhet marrë në konsideratë në planifikimin fermave të erës në të ardhmen”, tha ai.
Kërkimi përdorte modelet e klimës për matjen e emetimeve të karbonit dhe parashikonte humbje të energjisë së erës në rajonet qendrore të SHBA, në Britani, Rusi dhe Japoni nëse emetimet mbeteshin në nivelet aktuale, por jo në rast se ato reduktoheshin. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 38

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 23:26

 Bursa Japoneze e monedhave kriptografike Zaif ishte viktima e radhës e hakerave.

Postuar: 22/09/2018 - 21:23

Kompania e “Instagram”, së shpejti do të testojë një mënyrë të re për të lejuar shpër

Postuar: 20/09/2018 - 22:58

 Telefonët me tre kamera janë standardi i ri i industrisë.

Postuar: 20/09/2018 - 17:26

Facebook duhet të respektojë deri në fund të vitit kërkesën për transparencë në lidhje me kushtet

Postuar: 20/09/2018 - 13:12

Shpëtimtari i planetit tonë grumbullon pesë TON plastike prej oqeanit çdo ditë dhe riciklon atë p

Postuar: 20/09/2018 - 13:04

Së fundmi, “gjigandi” i makinave ka prezantuar atë që e quan makinën më të fuqishme q

Postuar: 19/09/2018 - 23:10

Apple ka prezantuar më 12 shtator tri modele të reja të telefonave të mençur - iPhone XS, iPhone