BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

tech-lifestyle

Teknologji/ Makinat pa shofer të bëjnë për të vjellë, por ka një zgjidhje

Teknologji/ Makinat pa shofer të bëjnë për të
Makinat pa shoferë pritet ta fusin transportin e të ardhmes së afërt në utopi, kështu të paktën sipas shumicës së komentuesve.
 
Konceptet artistike të këtyre mjeteve futuristike shpesh i tregojnë pasagjerët të ulur përballë njëri-tjetrit duke biseduar ose duke shijuar aktivitete të tjera, teksa drejtimin e mjetit e bën vetë makina. Dhe vërtet atraksioni kryesor i idesë është aftësia për të bërë diçka tjetër kur je duke u transportuar i sigurtë në destinacionin tënd.
 
 Por disa prej studimeve sugjerojnë se asnjëherë nuk do të ndjehemi aq rehat sa propozohet në vizionet e kompanive, pasi sapo të shikojmë përpara makinën që iu merr kthesat vetë, do të na përzihet stomaku. Ashtu si sëmuren pasagjerët në rastet kur nuk mund të shikojnë nga dritarja e automjetit, edhe mos-prejka e komandave të makinës për të bërë diçka tjetër mund të shkaktojë të njëjtin problem.
 
 Në një eksperiment të fundit zbulohet se të përzierat e makinës rriteshin me 100 pë qind në një automjet pa shofer kur pasagjerët qëndronin me pamje prapa. Kjo konfirmon studime të mëparshme që tregojnë se mangësia ëpr të parë përpara përkeqëson sëmundjen e makinës.
 
Me shumë gjasa të përzierat e lëvizjes në mjet shkaktohen nga një konflikt mes sinjaleve të shqisave tona të ndryshme. Kur sytë vëzhgojnë mjedisin që na rrethon, ndjesitë tona të brendshme e kujtojnë që jemi në lëvizje, ndërsa kur këto të dyja nuk përputhen me njëra-tjetrën atëherë vjen sëmundja e lëvizjes.
 
Kjo përputhet me faktin se shoferët nuk kanë asnjëherë sëmundjen e lëvizjes pasi janë në dijeni të çdo lëvizjeje që mjeti do të kryejë, siç ndodh dhe me timonierin në barkë, prandaj dhe ata për shembull anojnë kokën nga para e kthesës si kundërpeshë ndaj inertësisë, ndërsa pasagjerët e bëjnë këtë pasi makina ka hyrë në kthesë.
 
Zgjidhja më e mirë për sëmundjen e makinës është fiksimi me sy i një objekti të largët në drejtimin që po lëvizni, për t’i sinjalizuar trurit sensin e lëvizjes. Por kjo do të jetë e vështirë me makinat pa shofer nëse ulemi me shikimin prapa.
Një tjetër ndihmë mudn të jetë dhënia e informacionit paraprak për lëvizjet e mjetit me zë ose me sinjale.
 
Por makinat pa shofer mund të krijohen për të minimizuar të përzierat pasi teknologjia mund të parashikojë ndjesinë e psasagjerëve nga sinjalet e tyre jetësore apo postura e trupit, me të cilat automjeti inteligjent mund të maksimizojë komfortin e pasagjerit.
 
Është studiuar gjithashtu opsioni i mjetit të vogël vibrues prapa veshit që supozohet të zgjasë kohën para se shumica e njerëzve më të ndjeshëm të ndjejnë të përzierat.
 
Kërkime të tjera do të fokusohen në trajnimin e njerëzve për të kryer punë të tjera në makinën vetë-drejtuese, që të mos ndjehen sëmurë, në mënyrë që kjo dobësi të mos ndalojë rrugën e lavdishme të teknologjisë.
 
Përgatiti Andi Lamko
(phys.org)

Më të lexuarat