BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

tech-lifestyle

Zbulohen skeletet e dinosaurve vegjetarianë në Amerikën e Jugut

Zbulohen skeletet e dinosaurve vegjetarianë në Amerikën e Jugut
Tre skelete të ruajtura çuditërisht mirë të një specieje të panjohur dinozauri vegjetarian janë zbuluar së fundmi në Amerikën e Jugut, dhe mund të hedhin dritë mbi jetën e gjigandëve qafëgjatë që bridhnin në planetin tonë rreth 225 milionë vjet më parë.
 
Specia e re e zbuluar ka jetuar para dinosaurëve gjigandë dhe ishte vetëm 2 metra e lartë e rreth 4 metra e gjatë.
 
Ekspertët thonë se zbulimi tregon se në këtë fazë të evolucioni të tyre dinosaurët ishin kafshë shoqërore dhe jetonin në grupe, jo të vetmuara si në mileniumet në vijim.
 
E emërtuar Macrocollum itaquii, kushëriri largët i sauropodit, kafsha qafëgjatë ecte në katër këmbë dhe ashtu si Brontosauri, u rrit për t’u bërë kafsha më e madhe tokësore.
 
 Ai bridhte nëpër Amerikën e Jugut kur ajo ishte ende pjesë e superkontinentit, para ndarjes së masës tokësore.
Macrocollum, që në gjuhën latine do të thotë qafëgjatë, mund të ndihmojë palaeontologët të zbulojnë sesi sauropodët arritën të rriteshin në masë kaq të mëdha.
 
Ashtu si sauropodët, edhe specia e re ishte bimë-ngrënëse, por ndryshe nga to ecte në vetëm dy këmbë.
Vegjetacioni i kohës ishte kryesisht shkurre e bimë pa lule që prodhonin fara e boce, kështu që krijesa duhet ë hante shumë prej tyre për të ushqyer trupin e saj të bëshëm.
 
Biologu Rodrigo Muller, i Universitetit Federal Santa Maria, Brazil, tha: "Morfologjia e dhëmbëve të tij sugjeron se dinozauri ishte herbivor."
 
Muller shton: "Zgjatja e qafës ishte një avantazh për kapjen e ushqimit. Anëtarët e këtij grupi mund të arrinin vegjetacionin e lartë. Në rreth pesë ton shkëmb kemi zbuluar tre skelete të dallueshme të këtyre dinosaurëve. Kjo sugjeron se ata kanë vdekur së bashku, pasi kishim një masë përzierjeje mes tyre. Kjo sugjeron gjithashtu se ata jetonin së bashku. Ky është një informacion i rrallë për jetën e këtyre kafshëve që nuk e kishin endërruar më parë”.

Më të lexuarat