Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbulohet mekanizmi i grushtit vrasës së karkalecit Mantis

Zbulohet mekanizmi i grushtit vrasës së karkalecit Mantis

Postuar: 19/10/2018 - 19:27

Karkaleci i detit mantis  (Stomatopoda) njihet si Muhamed Ali i botës së kafshgëve dhe tani shkencëtarët kanë zbuluar sekretin e goditjes së tij të fuqishme. Kjo sipas një studimit fudit vjen prej një strukture në formë samari në gjymtyrët e tij lutuese.
 
Karkaleci mantis është një krustacean i vogël detar, shumë ngjyrësh por shumë agresiv, i cili sulmon prenë e tij me dy këmbë në formë levash, duke i goditur deri në vdekje.
 
Ashtu si boksierët, ky stomatopod mbështetet te shpejtësia e goditjes prej 23 metra në sekondë, në një sukses të dizajnit evolucionar që i ka dhënë gjymtyrëve të tij sustat që akumulojnë dhe më pas çlirojnë energjinë maksimale.
 
"Natyra ka zhvilluar një dizajn inteligjent me këtë samar të goditjes, i cili po të ishte prej materiali të zakonshëm me siguri do të thyhej," thotë Ali Miserez, një nga autorët e studimit.
 
Ata zbuluan se struktura goditëse e mantos përbëhej nga dy materiale; shtresa e sipërme ishte prej materiali të butë bioqeramikë, kurse shtresa poshtë saj kishte një përbërie të ngjeshur polimerësh, në formë fibrash të forta. 
 
Kur mantis përgatitet për goditjen, shtresa e sipërme kompresohet, duke mundësuar akumulimin e energjisë, ndërsa shtresa e poshtme zgjerohej duke e ruajtur atë.
 
"Nëse pyet një inxhinier mekanik si mund të ndërtohet një sustë që mund të ruajë shumë energji elastike, ai nuk do të mendonte të përdorte qeramikë. Por qeramika mund të akumulojë energji nëse deformohet”, thotë Miserez.
"Ajo mund të bëhet më e foto se metali apo çdo polimer”.
 
Përveç studimit të këtij mekanizmi unik, grupi po punon për krijimin e sustave me printie 3D të frymëzuara nga struktura e mantos, që një ditë mund të përdoren në mikro-robotët.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/01/2019 - 12:56

Mesazhet tuaja private mund të kenë qenë publike për gjithë të tjeret për vite më parë.

Postuar: 18/01/2019 - 22:17

Mjeti i fundit i NASA-s hapësirave të largëta Cassini, para se ‘vdiste’ në fluturim

Postuar: 18/01/2019 - 13:07

 Louis Vuitton ka paralajmëruar se do të sjellë markën e saj luksoze në tregun e kufjeve.

Postuar: 18/01/2019 - 07:21

Kohëve të fundit njerëzit e internetit janë angazhuar, duke gërmuar nëpër “arkiva” pë

Postuar: 17/01/2019 - 18:47

Një planet i ngrirë, vetëm gjashtë vite dritë nga toka mund të ketë potencialin për të bartur j

Postuar: 17/01/2019 - 17:40

Mediat ruse shfaqnin sot pamjet  e avionëve të fundit gjuajtës  MiG-31 që kryenin ndj

Postuar: 17/01/2019 - 11:59

Peisazhi i profesioneve teknologjike për 2019-ën duket i përafërt me 2018-ën, ku rolet në zhvilli