BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

bota-guzhinë-lifestyle

Kryebashkiakët e PS nisin zbulimin e skandaleve të PD-LSI, kallëzim penal për Miranda Rirën, në prokurori dhe shumë drejtorë

Kryebashkiakët e PS nisin zbulimin e skandaleve të PD-LSI,

 Nuk kanë fund telashet për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Djegia e mandateve dhe dorëzimi i bashkive të administruara prej saj në duart e mazhorancës socialiste, nuk ishin të vetmet goditje që mori LSI. Ditët e fundit ka nisur të trazohet edhe qetësia për zyrtarët e saj. Kryebashkiakët socialistë të dalë fitues nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit kanë filluar të zbulojnë zullumet e paraardhësve të saj. Gazeta deklaroi pak ditë më parë se kryebashkiakët socialistë kanë nisur audit në shumë bashki të administruara nga opozita, ku për pasojë disa prej ish-kryebashkiakëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim rrezikojnë të shkojnë për ndjekje penale. Dhe kështu duket se ka ndodhur, pasi “lufta” e kryebashkiakëve socialistë të 30 qershorit me paraardhësit sapo ka ngritur siparin në qytetin e Përrenjasit. Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për Miranda Rirën të zgjedhur në krye të bashkisë në vitin 2015, kur PS e LSI ishin aleatë. Akuza ndaj Rirës është shpërdorim detyre. Në arsyetimin e kallëzimit, socialisti thotë se përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shkelur ligjin në procedurën e ndjekur për prokurorimin e objektit “Ndërtimit të fushës se re të sportit”. Në padi Belba theksoi se në datë 23 janar 2019 u zhvillua procedura e prokurimit e hapur për ndërtimin e fushës së re të sportit me fond limit 82, 544, 578 lekë, ku sipas tij, ka pasur shkelje, pasi njëra nga firmat ka depozituar ankimin pasi u skualifikua. Belba gjatë fushatës elektorale premtoi se do të depozitonte kallëzim sapo të merrte çelësat e bashkisë pasi ngriti akuza për procedurën dhe kështu bëri, teksa mësohet se në datë 10 shtator çoi dosjen në prokurori. Shkarkime dhe ndjekje penale edhe për drejtorët Gazeta mësoi se përveç rastit të Përrenjasit, edhe në disa bashki si ajo e Gjirokastrës, Përmetit, Devollit, Shkodrës apo Lezhës, kryebashkiakët e rinj kanë urdhëruar nisjen e auditit për të gjithë ven dimet e dhëna nga paraardhësit e tyre, si dhe për drejtorët e bashkive që drejtojnë. Mësohet se fillimisht kryebashkiakët kanë “ngrirë” kompetencat e drejtorëve në bashkitë e opozitës, në mënyrë që ata të mos kishin mundësi që të mbulonin zullumet gjatë kohës që punës së tyre po iu bëhej auditi. Ndërkohë që, mësohet se pas kontrollit shumica e drejtorëve të pezulluar nga detyra janë shkarkuar nga detyra, pasi raporti auditi të brendshëm, ka konstatuar shkelje të rënda për ta gjatë kohës që ata kanë qenë në detyrë. Sipas informacioneve, mësohet se shumica e shkeljeve ka pasur lidhje me keqmenaxhimin e fondeve dhe investimeve, si dhe punësimet pa kriter. Natyrisht që në këtë lëvizje nuk përjashtohet as shkarkimi i sfondit politik, duke qenë se postet e drejtorëve në shumicën e rasteve janë poste politike dhe jo administrative. Nga ana tjetër, gazeta mësoi se e njëjta situatë do të vijojë edhe në ditët në vijim, ku shumë drejtorë pritet që të shkarkohen, duke qenë se raporti i auditi i ka gjetur me shkelje. Megjithatë, një sinjal se drejtorët nuk do të kenë më vend në ato bashkitë që deri më dje administroheshin nga PD dhe LSI e dha edhe vetë kryeministri Edi Rama pak ditë më parë. Ky i fundit mësohet se gjatë mbledhjes që pati ditën e djeshme me drejtorët e Shkodrës, bashki kjo e drejtuar nga Partia Demokratike iu kërkoj atyre që të dorëhiqeshin, pasi në të kundërt nuk do të nguronte që t’i shkarkonte në bllok./ Rigels SELIMAN

Më të lexuarat