Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkenca i afrohet korrigjimit të geneve në embrionet njerëzorë

Shkenca i afrohet korrigjimit të geneve në embrionet njerëzorë

Postuar: 08/10/2018 - 22:35

Korrigjimi i geneve në ADN me gabime te embrionet njerëzorë ka ardhur dje një hap më afër realitetit teksa shkencëtarët treguan se mund ta bëjnë këtë te kavjet para se të lindin.
 
Studiuesit përdorën një formë të mjetit korrigjues gjenetik Crispr-Cas9 për të shkaktuar një mutacion që në kushte të tjera shkakton dështimin e mëlçisë te kavjet. Qasja e tyre kishte funksionuar pas lidhjes por kësaj radhe ata e bënë para lindjes së fetusit.
 
Gjithsesi ata thanë se do të duhet c kohë para se diçka e tillë të bëhet te njerëzit.
 
 “Ky është një studim në faza fillestare  pasi është ende herët për të marrë në konsideratë realizimin e tij te njeriu në kushte klinike,” tha Dr Ëilliam Peranteau, kirurgu i spitalit të fëmijëve në Filadelphia i cili ishte nga drejtuesit e studimit.
 
Nëse modeli do të përdorej ndonjëherë për njerëzit, Peranteau tha se nuk mund të përdoret për të gjitha defektet gjenetike. “Sëmundja më e përshtatshme për të trajtuar me këtë metodë do të ishte e tipit që shkakton paaftësi apo vdekshmëri para apo pak pas lindjes”, tha ai.
 
Shkencëtarët shkruanin se si kishin nisur eksperimentet për ndryshimet gjenetike në fetuset e kavjeve  me anë të ndryshimit të “çifteve bazë” – të molekulave që formojnë spiralen e dyfishtë të ADN-së por që më parë problemi qëndronte se nga ndryshimet prekej vetëm njëra fije e materialit gjenetik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2019 - 20:36

Kryevepra e fundit e Bugatti-t quhet “Vetura e Zezë” por për shkak të dizajnit automjeti duket si një panterë e vërtetë.

Postuar: 14/08/2019 - 23:31

Gjatë gjithë kësaj kohe Facebook ka paguar palë të treta për të transkriptuar biseda audio të për

Postuar: 09/08/2019 - 21:31

Holanda ka prezantuar një superjaht me vlerë prej 10 milionë eurosh.

Postuar: 09/08/2019 - 12:35

Ekspertët e sigurisë së rrjeteve sociale kanë ngritur alarm për përdoruesit e WhatsApp.

Postuar: 08/08/2019 - 21:58

Aplikacioni i mesazheve në Whatsapp ka rëndësi të madhe për përdoruesit, shumica e të cilëve e pë

Postuar: 04/08/2019 - 21:25

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kryesore Facebook, Instagram, ËhatsApp dhe Viber kanë përjetu