Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Abuzimi me të dhënat, rritet presioni mbi pronarin Zuckerberg

Postuar: 20/03/2018 - 07:12

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg po përballet me thirrje gjithnjë e më të shpeshta, që të paraqitet personalisht në panelet e hetimeve për sjelljen e rrjetit të tij social.Kompania është akuzuar se nuk i informoi përdoruesit, pasi informacionet e profileve të tyre ishin marrë dhe mbajtur nga “Cambridge Analitica”, një firmë të dhënash që ndihmoi Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet.

Të premten, “Facebook” tha se kishte bllokuar qasjen e firmës britanike në platformën sociale, pasi kompania londineze nuk i kishte fshirë të dhënat e përdoruesve të marra në mënyrë të gabuar, siç kishte premtuar.Megjithëse premtoi se në vitin 2018 do ta riparonte “Facebook”-un, themeluesi i kompanisë Zuckerberg ia ka dalë të shmangë përballjen me numrin në rritje të kritikëve dhe ka dërguar avokatë apo shefa politikash në seancat e ndryshme dëgjimore.

Debati për përdorimin e të dhënave të “Facebook”-ut për propagandë të shënjestruar politike ka bërë që shumë figura politike, nga të dyja anët e Atlantikut, të nxisin Zuckerbergun të dalë publikisht e të mbrojë, ose të paktën justifikojë, krijimin e tij.Senatorë amerikanë dhe deputetë britanikë i bënë thirrje Zuckerbergut të paraqitet në komisionet hetimore, madje ka nga ata që thonë se do t’i dërgojnë edhe thirrje.

“Facebook” dhe “Cambrige Analitica” nuk pranojnë faj për situatën e fundit, por analistët thonë se kritikat e fundit shkojnë drejt modelit të “Facebook”-ut për të bërë biznes dhe Zuckerberg duhet të bëjë diçka, përpara se stuhia të shndërrohet në uragan.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:15

Sonda e agjencisë amerikane hapësinore Voyager 2, e lëshuar nga toka në vitin 1977, është bërë objekti i dytë i prodhuar nga njeriut që del jashtë sistemit diellor.
 

Postuar: 10/12/2018 - 18:35

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një rrugë revolucionare për fuqizimin dhe shpejtimin e komp

Postuar: 10/12/2018 - 17:35

Kompania amerikane prodhuese e mikroçipave Qualcomm tha sot se kishte fituar urdhrin paraprak n

Postuar: 09/12/2018 - 23:22

Reagimi me shpejtësi i kompjuterit pas dhënies së komandave është ideale për një punë pa nerva.

Postuar: 09/12/2018 - 19:13

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të o

Postuar: 07/12/2018 - 22:36

Shpesh ndodh që kur na thonë të mos e bëjmë diçka, na shtyn më shumë ta bëjmë.

Postuar: 07/12/2018 - 22:30

Rrjeti social Facebook është gjobitur sot me 10 milionë euro nga autoritetet italiane për keqin