BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Tech

Ankesa nga kompani të ndryshme, “Google” nën hetim për përdorimin e të dhënave gjeolokalizuese

Ankesa nga kompani të ndryshme, “Google” nën hetim

Gjiganti i motorit të kërkimit, “Google” është vënë nën hetim për përpunimin e të dhënave të gjeolokalizimit të përdoruesve të tij. Kështu njoftoi Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, (DPC).

Rregullatori shpjegoi se ka marrë ankesa nga shoqata të ndryshme europiane të konsumatorëve për mungesë transparence në përpunimin e këtyre të dhënave.

Si rrjedhojë, DPC-ja hapi një hetim për të përcaktuar se në çfarë mase “Google” ka të drejtën të analizojë të dhënat e gjeolokalizimit dhe nëse i përmbush detyrimet e saj të transparencës.

Nëpërmjet një deklaratë, “Google” bëri të ditur se do të bashkëpunojë plotësisht dhe ngushtë me DPC-në, si edhe me rregullatorët dhe shoqatat e konsumatorëve në Europë.