BREAKING NEWS

Rama udhëtoi me urgjencë drejt Dubait, Balla zbulon arsyen e madhe që qëndron pas kësaj lëvizje të kryeministrit, tregon çfarë pritet ditën e sotme

Rama udhëtoi me urgjencë drejt Dubait, Balla zbulon arsyen e madhe
x

Tech

Aplikacioni për videokonferencat në telashe, hakerët kanë bërë atë që nuk pritej të ndodhte

Aplikacioni për videokonferencat në telashe, hakerët kanë

Aplikacioni për videokonferencat, “Zoom” është në telashe. Në këto javë të karantinës prej koronavirusit është bërë platforma kryesore e komunikimit në grup dhe ka pasur një bum të vërtetë regjistrimesh dhe përdorimi. Por, aplikacioni është tashmë në qendër të polemikave, pasi është sulmuar nga një grup hakerësh, të cilët kanë nxjerrë në shitje në “uebin e zi”, të dhënat e mbi 500 mijë përdoruesve.

Për t'u marrë me situatën tashmë kritike, ditët e fundit kompania kishte njoftuar punësimin si këshilltar të ish-shefit të sigurisë në “Facebook”, Alex Stamos. Çështjet e privatësisë që u shfaqën në javët e kaluara kishin bërë që “Google” të ndalonte përdorimin e aplikacionit për videokonferencat e punonjësve të saj, një veprim i bërë më parë dhe nga Elon Musk për “Space X”. Kufizimet ishin vendosur gjithashtu nga Gjermania dhe Tajvani.

Zbulimi i të metës së fundit në sistemet e sigurisë së ”Zoom” u bë nga kompania e sigurimit kibernetik “Cyble”, sipas së cilës hakerat kanë arritur të përdorin fjalëkalimet dhe lidhjet url të gjysmë milioni llogarive që nga 1 prilli dhe mendohet t'i shesin në “uebin e zi”, për 0.002 cent secila. Disa kredenciale madje janë dhuruar, për të lejuar "Zoombombing", pushtime të vërteta që ndodhin gjatë konferencave video.

Vjedhja e kredencialeve ndodhi përmes një sulmi kibernetik të quajtur "credential stuffing", i cili nxit faktin që përdoruesit përdorin të njëjtat çelësa hyrje për aplikacione të shumta, faqet dhe shërbimet. Në një deklaratë në faqen “Bleeping Computer”, “Zoom” shpjegon se ka regjistruar disa kompani të Inteligjencës për të hetuar incidentin dhe u kërkon përdoruesve të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre.