Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Apple e para kompani që po arrin pranë vlerës 1 trilionë dollarë

Postuar: 10/06/2018 - 19:09

Apple është vetëm pak hapa larg të bërit kompania e parë në histori me vlerë 1 trilionë dollarë, një cak simbolik ky që tregon se sa shumë kompanitë e teknologjisë po dominojnë në bursat amerikane.

Të premten, Apple vlerësohej në mbi 940 miliardë dollarë, vetëm 60 miliardë më pak nga shifra që asnjë kompani tjetër e kuotuar në bursa, nuk e ka arritur ndonjëherë.

Sidoqoftë, Apple nuk është e vetmja kompani teknologjike që po i afrohet trilionëshit. Amazon, aktualisht vlerësohet në mbi 820 miliardë dollarë. Por, për momentin, Apple është lider i padiskutueshëm. Edhe investuesi i famshëm, skeptik për teknologjinë, Warren Buffet, ka vënë vulën e tij të aprovimit mbi kompaninë duke blerë 75 milionë aksione dhe duke injektuar besim shtesë në titanin e teknologjisë.

Kur Steve Jobs vdiq në 2011, shumëkush u shqetësua se kompania do të përballej me vështirësi. Por, nën drejtimin e pasuesit të përzgjedhur prej vetë atij, Tim Cook, apple tashmë ka shumëfishuar vlerën e asaj kohe. Apple, sërish, mund të mos jetë kompania e parë që kalon kufirin e 1 trilionëshit.

Gjigandi i teknologjisë, mund të lihet pas nga Aramco, prodhuesja e naftës nga Arabia Saudite, që mund të vlerësohet në rreth 2 trilionë dollarë kur ajo të dalë në bursa vitin e ardhshëm. Marrë së bashku, kompanitë teknologjike Facebook, Apple, Amazon, Netflix dhe Google, kanë një vlerë që shkon në rreth 4 trilionë dollarë, duke dominuar qartazi në indekset e bursave amerikane.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/03/2019 - 18:31

 Rrjeti social Instagram nisi si një platformë e dedikuar vetëm për fotografitë, por gjërat ndryshuan pasi ai u ble nga Facebook.

Postuar: 17/03/2019 - 10:34

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar qëndrimin e ndërkombëtarëve lidhur me protes

Postuar: 14/03/2019 - 18:40

 Miliona përdorues në mbarë botën hasën dje probleme të shumta teknike si në Facebook dhe In

Postuar: 14/03/2019 - 17:56

Sateliti iri i Evropës pranë planetit Mars ka zbuluar ës fundmi vendin e uljes së sondës amerik

Postuar: 14/03/2019 - 17:14

Përveç Facebook, Instagram dhe WhatsApp në Evropë dhe SHBA përdoruesit raportojnë se i pa aksesue

Postuar: 14/03/2019 - 16:41

Mëngjesin e sotëm mediat kanë treguar arsyet e vërteta të cilat Facebook i mbante të fshehta pë

Postuar: 14/03/2019 - 10:25

Përmes një postimi, Facebook reagoi pas problemit serioz.