Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Apple thyen sërish rekorde shitjesh

Postuar: 06/11/2017 - 22:57

Apple sapo ka filluar të shes telefonin e ri Phone X i cili po pritet me padurim nga përdoruesit besnikë të kësaj marke, ndërkohë kompania më e madhe amerikane e pajisjeve elektronike ka publikuar së fundmi rezultatet financiare për tremujorin e katërt.
 
Apple raportoi të ardhura prej 52.6 miliardë dollarë në mes të korrikut dhe shtatorit, një rritje prej 12% nga viti në vit. Shitjet ndërkombëtare përbënin 62% të të ardhurave.
 
Sipas raportit, Apple shiti 46.67 milionë iPhone, 10.3 milionë iPad dhe gjeneroi 8.5 miliardë dollarë nëpërmjet shërbimeve të saj në tremujorin fiskal. Kjo shënon të ardhura të larta për të gjitha shërbimet që përfshijnë përmbajtje digjitale, AppleCare, Apple Pay, licencimin dhe shërbime të tjera.
 
Me ditët e mëdha të shitjeve sikurse falënderimet, Black Friday dhe Krishtlindjet që janë afër, Apple është “duke pritur për një sezon të suksesshme” dhe “nuk mund të jetë më mirë për të ardhurat 84-87 miliardë dollarëshe dhe diferencën bruto prej rreth 38%.
 
Apple ka lansuar treshen e iPhone në shtator, së bashku me serinë Apple Ëatch 3. Lansimi më i rëndësishëm – iPhone X sapo po fillon, prandaj duhet të presim deri në raportin e ardhshëm për të parë ndikimin që ka në shitje.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 18

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2018 - 22:35

Pas një përditësimi të aplikacionit të famshëm të mesazheve nga Facebook, ju duhej të keni një aplikacion shtesë të Messenger për të dërguar mesazhet brenda aplikacionit tek kontaktet tuaja.

Postuar: 12/02/2018 - 22:33

Për dekada, njerëzit në të gjithë globin kanë pasur mundësinë të dëgjojnë një transmetim misterioz spinuazhi nga e gjithë bota thjesht me një radio.

Franca e Gjermania i shpallin luftë kripto-valutave

Postuar: 10/02/2018 - 20:51

Duke iu bashkuar korit të disa qeverive për të vënë nën kontroll monedhat virtuale si Bitcoin, ministrat e financave të Francës e Gjermansië i quajtën sot ato bomba me sahat p

Postuar: 09/02/2018 - 22:42

Shkencëtarët indianë thonë se kanë arritur të krijojnë materialin më të hollë në botë, duke qenë 100 000 herë më e ngushtë se një fletë letre.

Postuar: 09/02/2018 - 22:16

NASA ka publikuar një fotografi të realizuar në distancën më të largët deri më tani.

Postuar: 09/02/2018 - 18:51

Në epokën e rrjeteve sociale dhe internetit siguria kibernetike duhet të jetë shqetësimi i parë për këdo që dëshiron që të mos i shkelet privatësia.