BREAKING NEWS

Rama udhëtoi me urgjencë drejt Dubait, Balla zbulon arsyen e madhe që qëndron pas kësaj lëvizje të kryeministrit, tregon çfarë pritet ditën e sotme

Rama udhëtoi me urgjencë drejt Dubait, Balla zbulon arsyen e madhe
x

Tech

As SHBA dhe as Kinë, zbuloni ku u regjistrua interneti më i shpejtë në botë gjatë pandemisë

As SHBA dhe as Kinë, zbuloni ku u regjistrua interneti më i

Interneti më i shpejtë në botë, me kapacitet për të shkarkuar 1000 filma me definicion të lartë për sekondë është regjistruar në Australi.

Të dhënat për shpejtësinë me 44.2 terabits për sekondë u mundësuan edhe me rastin e izolimit të familjeve australiane për shkak të pandemisë, të cilët përdorën internetin më shumë se asnjëherë më parë.

Ekspertët tani thonë se me këtë shpejtësi të internetit mund të përdoren më gjerësisht edhe makinat me vetë-drejtim, në arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera, pa hasur problematika. 

Interneti më i shpejtë në botë në këtë shtet u regjistrua pas instalimit të një pajisje të re që njihet si micro-comb. Kjo pajisje zëvendëson 80 lazera, është shumë më i vogël dhe më i lehtë se hardueri ekzistues.

Ekspertët thonë se tashmë me këtë pajisje teknologjia do të kapë majat, jo vetëm në Australi por në gjithë botën.