Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Celulari juaj është si çanta, duhet ti keni patjetër këto gjëra brenda

Postuar: 24/08/2018 - 08:59

 Ndër fiksimet e mia të hershme në YouTube ishin videot “What’s in my bag”. Një blogere a videografe ulet para kamerës dhe zbras çantën në sytë e mi. Gjithmonë zbuloja diçka të re që i mungonte çantës sime dhe që më ndryshoi jetën në momentin që e shtova, si për shembull xhel antibakterial apo një varëse çelësash shumë e madhe.

 

Kuptova që celulari është e njëjta gjë dhe duhet mbushur me aplikacione që vlejnë, që na e bëjnë jetën më të lehtë. Në YouTube ekziston një numër i pafund videosh “What’s in my phone”, por për lehtësi, po jua përmbledh më poshtë.

Treshja e shenjtë

 

 

Google Calendar

Google Calendar, Google Keep dhe Google Photos duhet të jenë patjetër në celularin tuaj. Nëse keni një pajisje android, me siguri i keni gjetur aty dhe tani është momenti t’i përdorni. Kalendari nga Google është mënyra më e mirë për të planifikuar javën, për të mos çuar asnjë moment dëm dhe për të dokumentuar jetën.

Google Keep

Google Keep ju lejon të bëni lista shumëngjyrëshe, me kategori, foto, vizatime e çdo gjë përmidis. Qëkur e shkarkova, i bëj gjithmonë gjërat që kam për të bërë sepse më motivon ajo vija që i heq kur e përfundon detyrën që i vure vetes.

Google Photos

Ndërsa Google Photos është një shpëtim për gjithë ata me memorie gjithnjë e në rënie. Gjithë fotot e galerisë suaj ngarkohen automatikisht në Google Photos dhe janë aty përgjithmonë, pa pagesë shtesë, pa limit hapësire.

Më e bukura? Të tre apliakacionet mund t’i aksesoni nga kudo, me fjalëkalimin e llogarisë suaj në Google.

Spotify dhe Tunnel Bear

 

 

Spotify është një aplikacion i shkëlqyer për të dëgjuar muzikë. Mendoni një këngë, një album një artist çfarëdo. E gjen në Spotify. Për ta instaluar duhet ta ‘mashtrosh’ celularin se gjasme ndodhesh në Amerikë me anë të Tunnel Bear. Spotify është i disponueshëm vetëm në disa shtete (dhe në iPhone mund të shkarkohet vetëm me llogari amerikane ose britanike, tutorial këtu). Pasi aktivizon VPN me anë të Tunnel Bear, hyni në Spotify dhe shijoni gjithë këngët, fjalimet, podcastet e botës. Do të zbuloni pafund këngë të reja pa të cilat s’e di s’i keni jetuar.

Clue

 

 

Shanset janë që ju e keni tashmë një aplikacion për të regjistruar menstruacionet dhe për të parashikuar datën e ardhshme. Clue ka dy të mira. E para nuk është rozë. Dhe e dyta, algoritmi mësohet me ciklin tuaj dhe e parashikon me saktësi të frikshme datën e ardhshme. Sigurisht me ndihmën e faktorëve të tjerë si intensiteti i gjakderdhjes, dhimbjet, kur bëtë seks për herë të fundit, sa me nerva keni qenë, e gjëra të tilla. S'do të jeni më kurrë të papërgatitura.

Aplikacionin e bankës suaj

Shumica e bankave në Shqipëri kanë aplikacionet e tyre, që lejomëni t’ju them, ndryshojnë çdo gjë. Mund të shikosh gjendjen e llogarisë, mund të paguash një tufë faturash, mund të paguash borxhet miqve, mund të transferosh para në llogarinë e kursimeve, mund të gjesh bankomatin ose bankën më të afërt dhe mund të lexosh kursin e këmbimit për atë ditë. Të gjitha këto nga komforti i celularit tuaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 22:43

Prodhuesi gjerman “Porsche” ka njoftuar se do ndalojë prodhimin e veturave me naftë dhe do përqendrohet në motorët benzinë, elektrike dhe hibridë.

Postuar: 23/09/2018 - 19:27

Rrjeti gjigant i fotografive, Instagram ka bashkëpunuar me Giphy për të sjellë një opsion të ri p

Postuar: 22/09/2018 - 23:26

 Bursa Japoneze e monedhave kriptografike Zaif ishte viktima e radhës e hakerave.

Postuar: 22/09/2018 - 21:23

Kompania e “Instagram”, së shpejti do të testojë një mënyrë të re për të lejuar shpër

Postuar: 20/09/2018 - 22:58

 Telefonët me tre kamera janë standardi i ri i industrisë.

Postuar: 20/09/2018 - 17:26

Facebook duhet të respektojë deri në fund të vitit kërkesën për transparencë në lidhje me kushtet

Postuar: 20/09/2018 - 13:12

Shpëtimtari i planetit tonë grumbullon pesë TON plastike prej oqeanit çdo ditë dhe riciklon atë p