Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë ndodh me llogarinë e Facebook nëse dikush vdes?

Postuar: 17/08/2018 - 19:51

Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me rritjen e internetit dhe platformave të mediave sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me rregullat ndonjëherë të ndërlikuara të pas-jetës digjitale.

Vetëm 13 për qind e njerëzve kanë bërë ndonjë lloj plani në lidhje me llogarinë e tyre në median sociale, pas vdekjes, sipas një vëzhgimi të 2017.

“Platformat e mediave sociale tani po e kuptojnë se duhet të kenë një politikë për fundin e jetës”, thonë ekspertët.

“Teknologjia që ata kanë nisur të aplikojnë është një fillim i mirë, por ka ende shumë për të bërë. Një nga problemet kryesore, kur vjen fjala tek planifikimi i vdekjes suaj dixhitale dhe sistemimit të llogarive të ndryshme që ne kemi, është se [do platformë është e ndryshme dhe secila kërkon një mënyrë të veçantë për të ta ‘varrosur’ atë.

Ekspertët rekomandojnë madje që njerëzit duhet të dokumentojnë amanetet e tyre në një testament në median sociale, dhe kjo e fundit i ka përcaktuar disa rregulla bazë.

Në facebook psh, përdoruesit mund të emërojnë një kontakt ligjor që do të ketë më pas akses në llogarinë e tij, pas vdekjes. Ai person mund të vendosë më pas nëse do të kujdeset për llogarinë apo do ta mbyllë atë.

Në rast se nuk ka një kontakt ligjor, atëherë Facebook e kthen llogarinë në një përkujtimore kur mëson për vdekjen e tij. Kur llogaria bëhet e tillë, në të nuk mund të bësh më log in ndërkohë që mbetet e dukshme për të tjerët, me të cilët ndahet si një vend për të mbledhur kujtime.

Në Twitter, një person i autorizuar ose një pjesëtar direkt i familjes duhet të bëjë një kërkesë që llogaria të deaktivizohet. Ndërsa ashtu si facebooku, google lejon përdoruesit të zgjedhin një person përgjegjës për llogarinë e tyre pas vdekjes. I ashtuquajturi “Inactive Account Manager” është në gjendje më pas të ketë akses në llogari dhe ta fshijë atë.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 19:02

Makinat pa shoferë pritet ta fusin transportin e të ardhmes së afërt në utopi, kështu të paktën sipas shumicës së komentuesve.
 

Postuar: 13/11/2018 - 15:41

Ideja e kompanive në Mbretërinë e Bashkuar pë të implantuar punonjësve mikroçipë në mënyrë që t

Postuar: 13/11/2018 - 15:16

Një aplikacion i ri po i zemrës, i jep pacientëve një dhomë emergjente në pëllëmbën e duarve të t

Postuar: 13/11/2018 - 14:39

Disa prej kompanive më të mëdha britanike po planifikojnë t’u implantojnë punonjësve mikroç

Postuar: 11/11/2018 - 23:00

Të gjithë përdoruesit e WhatsApp duhet të dinë se duke filluar nga dita e nesërme mund të humbasi

Postuar: 10/11/2018 - 18:24

Policët në Dubai kanë nisur të trajnohen me motoçikleta fluturuese për të luftuar krimin.

Postuar: 10/11/2018 - 17:14

Rregullisht  NASA publikon foto kozmike që duket sikur vijnë nga pëlhura e ndonjë pikori.