Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Do të shkatërrohet", bashkëthemeluesi i Facebook bën paralajmërimin e frikshëm

Postuar: 10/05/2019 - 19:33

 Bashkëthemeluesi i Facebook Chris Hughes u ka bërë thirrje rregullatorëve federalë që të vënë kontroll mbi kompaninë.

Kjo pasi sipas tij, drejtuesi i gjigantit të rrjeteve sociale, Mark Zuckerberg është tashmë shumë i fuqishëm dhe se kompania që ai drejton është një monopol efektiv.

Hughes, i cili ndante dhomën me Zuckerberg në periudhën e studimeve në Harvard, është shprehur se ka ardhur koha që t’i ndalet hovi Facebook-ut.

Sipas tij, fuqia që Mark ka në dorë është “e pashembullt dhe jo amerikane”.

35-vjeçari Hughes ndihmoi në krijimin e Facebook-ut që nga fillimi, dhe ishte gjithashtu një krijues i rëndësishëm në produkte si News Feed.

Ai u largua nga kompania në vitin 2007 për t’u bashkuar me fushatën e parë presidenciale të Barack Obama-s dhe thotë se ka likuiduar aksionet e tij në Facebook në vitin 2012.

Tani, Hughes shprehet se po dëshmon i tmerruar sesi kompania, që ai ndihmoi të krijohej, po kthehet në një gjigant pas blerjes së Instagram dhe WhatsApp, duke kërcënuar kështu shtypjen e  fjalës së lirë dhe dëmtimin e konkurrencës në inovacion.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 21:37

Instagram do të fillojë t’u kërkojë të gjithë përdoruesve të rinj të shkruajnë ditëlindjet e tyre kur duan të hapin një llogari. Kërkesa e re ka filluar që nga data 4 dhjetor.

Postuar: 04/12/2019 - 15:36

Shanset që gjatë gjithë jetës suaj virtuale të keni folur me dikë që ka profil fallso janë të lar

Postuar: 03/12/2019 - 16:35

Universitetin Politeknik i Bukureshtit në Rumani pritet të testojë një sistem që mund të parashik

Postuar: 25/11/2019 - 09:03

NASA ka vërejtur një efekt të çuditshëm gjatë fluturimit në hapësirë.

Postuar: 22/11/2019 - 22:25

Themeluesi i Telegramit, Pavel Durov ka bërë një deklaratë të fortë për rrjetin gjigant të mesazh

Postuar: 22/11/2019 - 17:13

Aktori britanik i humorit Sacha Baron Cohen sulmoi ashpër dje gjigandët e mediave sociale