Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E prisni këtë nga robotët/ Do na nxjerrin në ‘pension’, do kryejnë gjysmën e punëve deri në 2025

Postuar: 17/09/2018 - 12:19

Në një studim të ri është thënë se robotët do të kryjnë më shumë se “gjysmën e detyrave aktuale në vendet e punës” deri më 2025, rapoton rel.

Në një raport të Forumit Ekonomik Botëror, të prezantuar më 17 shtator, vlerësohet se, 52 përqind e të gjitha detyrave, pothuajse dyfishifi i normës aktuale do të përfundohen nga makinat.

“Deri më 2025 më shumë se gjysma e detyrave të punës do të kryhen nga pajisjet, në krahasim me normën aktuale prej 29 përqind”, ka thënë Organizata joqeveritare me bazë në Zvicër.

Në raportin e titulluar, E Ardhmja e vendeve të Punës 2018, Organizata ka thënë se konsideron që robotët do të zëvendësojnë njerëzit në sektorin e menaxhimit të klientëve, kontabilitetit, postës dhe ata industrialë.

Në po të njëjtën kohë, në raport është thënë se do të ketë rritje të kërkesës për vendet e punës që kërkojnë “aftësi njerëzore”, siç janë shitjet, marketingu, shërbimet ndaj konsumatorit, së bashku me ato që lidhen me shitjet online dhe rrjetet sociale.

Sipas raportit, sfida kyçe do të jetë në fazën e trajnimit të punëtorëve, sidomos në fushën e “kreativitetit, mendimit kritik dhe vendosshmërisë”.

Në këto të gjetura Qeveritë këshillohen, që të përgatisin punëtorët e rrezikuar nga ato që janë konsideruar si “ndryshime të mëdha” në kualitetin dhe vazhdimësinë e vendeve të punës.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Ebay padit Amazon për infiltrim dhe vjedhje të klientëve e furnitorëve

Postuar: 18/10/2018 - 16:47

Grupi elektronik i ankandeve eBay ka depozituar një padi kundër rivalit gjigand Amazon, duke e akuzuar për infiltrim në sistemin e saj të mesazheve me qëllim marrjen e kompanive shitëse të rrjetit.

Postuar: 18/10/2018 - 13:05

Të gjithë jemi sadopak kurioz kur bie fjala tek vendi i prodhimit të celularit që kemi, kjo pasi

Postuar: 17/10/2018 - 17:47

Një grup ndërkombëtar astronomësh njoftonin se kanë zbuluar një strukturë titanike në universin
Evropa investon 100 mln euro për nxitjen e bio-ekonomisë

Postuar: 17/10/2018 - 16:19

Komisioni Evropian ka njoftuar se do të investojë 100 milionë euro për nxitjen e sektorëve bio-
Audi pranon gjobën 800mln euro për shkelje me emetimet

Postuar: 17/10/2018 - 15:47

Gjigandët gjermanë të prodhimit të makinave AUDI kanë pranuar sot gjobën prej 800 milionë euro
Kozmonauti rus kujton lëshimin e dështuar hapësinor

Postuar: 16/10/2018 - 19:01

Kozmonauti rus Aleksey Ovchinin tha dje se forca e gravitetit gjatë lëshimit të emergjencës të
Jeff Bezos: Le të bëhemi 1 trilionë njerëz në sistemin diellor

Postuar: 16/10/2018 - 18:46

Jeff Bezos, miliarderi amerikan themelues i rrjetit Amazon dhe sipërmarrës teknologjie, i cili