Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Eksperti i sigurisë kibernetike zbulon si mund t'jua vjedhin hacker-at llogarinë në Instagram

Postuar: 05/09/2019 - 22:28

 Prej disa ditësh shumë njerëz në botë kanë pasur probleme me llogaritë e tyre të Instagram për shkak të hakerave dhe mashtrimeve që ato po bëjnë nëpërmjet mesazheve.

Së fundmi edhe dy këngëtaret shqiptare, Juliana Pasha dhe Venera Lumani, ranë pre e hakerave.Arsyeja pse kjo metodë ka qenë më e suksesshme sesa të mëparshmet, është sepse njerëzit e kanë besuar për shkak të përdorimit të kodeve, që zakonisht Instagram i dërgon kur ju nuk mbani mend të dhënat tuaja.

Por kërkuesi i sigurisë kibernetike, Paul Ducklin ka qenë ai që e ka zbuluar dhe po përhap këshilla në rrjet. Sipas tij, hackeri ju dërgon e-maile ku thuhet se dikush është përpjekur të hyjë në Instagramin tuaj.

Në këtë mënyrë ju kërkojnë të klikoni në një link dhe më pas, të jepni të dhënat si emri i llogarisë dhe passwordi. Por ky është i gjithi mashtrim për të marrë të dhënat tuaja dhe për t’ju vjedhur Instagramin.

“Passwordet e rrjeteve sociale janë me vlerë për mashtruesit, pasi informacionet që keni të ruajtura brenda tyre zakonisht janë më shumë se sa ata mund të gjejnë më një kërkim të thjeshtë. Akoma dhe më keq, mashtruesit që vjedhin llogarinë tuaj mund ta përdorin atë për të gënjyer miqtë dhe familjarët tuaj, prandaj mos e vendosni veten në rrezik duke humbur kontrollin e llogarisë suaj.”- është shprehur Ducklin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 09:01

Facebook njoftoi se ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë. Kompania tha se shumë profile false ishin fshirë menjëherë pasi ato ishin krijuar.

Postuar: 10/11/2019 - 14:45

Fotot e postuara në Instagram nuk kanë ‘kuptim’ pa like-t dhe komentet, madje sh

Postuar: 09/11/2019 - 21:56

Rrjeti social shumë i përdorur, Instagram, ka pësuar ndryshime rrënjësore muajt e fundit.

Postuar: 09/11/2019 - 18:31

Këto ditë kur performancat në telefona inteligjentë kanë filluar të jenë të njejta, një nga dal

Postuar: 08/11/2019 - 19:20

Telefoni i parë i palosshëm i Samsung, Galaxy Fold, po garon drejtpërdrejt kundër të parit të H

Postuar: 07/11/2019 - 17:55

Pekini ka njoftuar sot planet për zhvillimin e teknologjisë 6G duke tentuar të çimentojë suprem

Postuar: 06/11/2019 - 14:43

Pas aludimeve të shumta ditët e fundit për krijimin e rrjetit 5G  të internetit, vjen reagim