Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Enti rregullator britanik gjobit Facebook-un për përdorimin e të dhënave personale

Postuar: 11/07/2018 - 21:22

Enti rregullator britanik për mbrojtjen e të dhënave (ICO) njoftoi sot se do të gjobisë me 500 000 stërlina (565 000 euro) Facebook-un pas çështjes së “Cambridge Analytica” dhe përdorimit të të dhënave personale të miliona përdoruesve pa pëlqimin e tyre.ICO-ja nisi një hetim në vazhdën e kësaj çështje që përfshin rreth 87 milionë përdorues të gjigandit amerikan të rrjeteve sociale, për të hedhur dritë në lidhje me ndërhyrje të mundshme në referendumin për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja në qershor të vitit 2016.

Facebook është përfshirë në një situatë delikate prej disa muajsh në skandalin “Cambridge Analytica” (CA). Kjo kompani britanike është e akuzuar se ka mbledhur dhe përdorur pa aprovimin e përdoruesve të dhëna personale për qëllime politike, për të avantazhuar alternativën pro Brexit në Britaninë e Madhe dhe Donald Trump në presidencialet amerikane në vitin 2016.

Grupi e pranoi edhe vetë personalisht se ka qenë në dije që në vitin 2015 se të dhënat personale kishin mbërritur deri në CA, shkruan atsh.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, ICO njoftoi se hetimi ra në përfundimin se Facebook kishte shkelur ligjin, duke anashkaluar mbrojtjen e të dhënave personale. Ajo bëri gjithashtu të ditur se kompania nuk është treguar transparente në lidhje me mënyrën sesi të dhënat personale janë mbledhur nga palët e tjera.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2018 - 23:30

 Messenger doli jashtë funksionimit për rreth tre orë mbrëmjen e sotme. Fillimisht ky problem i Facebook preku përdoruesit në SHBA dhe Angli, si dhe më pas është përhapur në Europë.

Postuar: 19/11/2018 - 20:10

 Gjithçka duket se tregon se kompania Apple nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë saktësisht

Postuar: 19/11/2018 - 19:59

Në shtetin baltik të Lituanisë po zjen një debat mbi një shërbim dixhital taksish në pronësi ru

Postuar: 19/11/2018 - 19:16

Deri tani përdorimi i armëve të avancuara kundër një armiku është bërë me konfirmimin e një nje

Postuar: 19/11/2018 - 18:41

Gjithçka ka mbetur nga ky kontinent i lashtë është tashmë i mbuluar nga akujt e Arktikut por më

Postuar: 19/11/2018 - 18:00

NASA në bashkëpunim me Lockheed Martin kanë nisur ndërtimin e avioni të gjeneratës së ardhme të

Postuar: 18/11/2018 - 21:25

Aparatet smartphone janë fjala më e fundit e teknologjisë, me aplikacione nga më të shumëllojshme