Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Facebook fshin nga rrjeti social zyrtarët ushtarakë të Mianmarit

Postuar: 27/08/2018 - 16:00

Pas raportit të OKB-së, që fshikulloi drejtuesit më të lartë ushtarakë të Mianmarit, ndaj të cilëve kërkon të hetohet për gjenocid, ndaj tyre ka marrë masa edhe rrjeti social më i përdorur në botë, Facebook.

Këtë të hënë, drejtues të Facebookut kanë njoftuar se kanë fshirë llogaritë e disa zyrtarëve të caktuar ushtarakë të Mianmarit nga rrjeti social, si dhe një llogari nga Instagrami, duke parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e “urrejtjes dhe keqinformimit”, pas një procesi rishqyrtimi të përmbajtjeve të publikuara prej tyre.

“Specifikisht kemi bllokuar 20 individë dhe organizata të Mianmarit nga Facebook, përfshi këtu gjeneralin e lartë Min Aung Hlaing, komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, si dhe rrjetin televiziv Myawady të ushtrisë”, shkruhet në komunikatën e Facebookut.

“Në total kemi fshirë 18 llogari në Facebook, një në Instagram dhe 52 faqe në Facebook, të cilat ndiqeshin nga thuajse 12 milionë njerëz”, vijon më tej njoftimi i rrjetit social.

Rrjeti më i madh i medies sociale në botë tha gjithashtu se kishte hequr 46 faqe dhe 12 llogari të tjera personale, për përfshirje në një sjellje të koordinuar joautentike në Facebook.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 19:02

Makinat pa shoferë pritet ta fusin transportin e të ardhmes së afërt në utopi, kështu të paktën sipas shumicës së komentuesve.
 

Postuar: 13/11/2018 - 15:41

Ideja e kompanive në Mbretërinë e Bashkuar pë të implantuar punonjësve mikroçipë në mënyrë që t

Postuar: 13/11/2018 - 15:16

Një aplikacion i ri po i zemrës, i jep pacientëve një dhomë emergjente në pëllëmbën e duarve të t

Postuar: 13/11/2018 - 14:39

Disa prej kompanive më të mëdha britanike po planifikojnë t’u implantojnë punonjësve mikroç

Postuar: 11/11/2018 - 23:00

Të gjithë përdoruesit e WhatsApp duhet të dinë se duke filluar nga dita e nesërme mund të humbasi

Postuar: 10/11/2018 - 18:24

Policët në Dubai kanë nisur të trajnohen me motoçikleta fluturuese për të luftuar krimin.

Postuar: 10/11/2018 - 17:14

Rregullisht  NASA publikon foto kozmike që duket sikur vijnë nga pëlhura e ndonjë pikori.