BREAKING NEWS

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët zbarkojnë në Shqipëri dhe u tregojnë dhëmbët rusëve, brenda 2023 nisin fluturimet e para

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët
x

Tech

“Facebook” kërkon ndjesë për algoritmin kërcënues për postuesit e videove rreth maskave mbrojtëse

“Facebook” kërkon ndjesë për algoritmin

Një algoritëm i krijuar për të ndihmuar në pastrimin e dezinformatave për koronavirusin është duke penguar pa dashje disa përdorues të “Facebook” që shpërndajnë video me përmbajtje për maskat mjekësore, se si të bëhen në kushte shtëpie.

Sipas një raporti nga “New York Times”, “Facebook” thotë se një gabim me algoritmin e tij ka bllokuar përmbajtjet me imazhe se si të bëhen maska të qepura me dorë, duke kërcënuar të ndalojë përdoruesit që e postojnë atë.

“Sistemet e automatizuara që kemi ngritur për të parandaluar shitjen e maskave mjekësore të nevojshme nga punonjësit e shëndetësisë kanë bllokuar pa dashje disa përpjekje për të ndihmuar me video informonuese”, -bëri të ditur “Facebook”, në një deklaratë për “New York Times”.

“Kërkojmë ndjesë për këtë gabim dhe po punojmë për të azhurnuar sistemet tona për të shmangur gabimet si kjo duke shkuar përpara. Nuk duam të vendosim pengesa në mënyrën se si njerëzit bëjnë një gjë të mirë”.