Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Facebook merr vendimin drastik, fshin tre miliardë llogari nga serveri (Arsyeja)

Postuar: 23/05/2019 - 20:41

Rrjeti më i madh i komunikimit social Facebook ka njoftuar sot se ka fshirë mbi 3 miliardë llogari nga serveri, dy herë më shumë se gjashtë muajt e mëparshëm.

Në periudhën gjashtëmujore nga tetori në mars, kompania njofton se ka fshirë më shumë se periudhat e mëparshme, dhe të gjitha llogaritë fake ose me përmbajte raciste janë kapur nga inteligjenca artificiale.

Facebook njofton gjithashtu se për të rritur sigurinë e përdoruesve ka fshirë mbi 7 milionë postime apo statuse, të cilat përmbanin foto apo materiale të tjera dhe që shkelnin rregullat kundër gjuhës së urrejtjes apo përmbajtjeve pornografike.

'Ne kemi një përgjegjësi për t'i mbajtur njerëzit të sigurt në Facebook', tha CEO i Facebook Mark Zuckerberg, raporton USA Today.

Nga 3.4 miliardë llogaritë e fshira në periudhën gjashtëmujore nga tetori në mars, 1.2 miliardë erdhën gjatë tremujorit të katërt të 2018 dhe 2.2 miliardë gjatë tremujorit të parë të këtij viti (2019). Më shumë se 99 për qind e tyre ishin inaktive para se dikush ti raportonte ato në te kompania. Në periudhën prill-shtator të vitit të kaluar, Facebook bllokoi 1.5 miliardë llogari. /NEËSBOMB.AL

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2019 - 20:36

Kryevepra e fundit e Bugatti-t quhet “Vetura e Zezë” por për shkak të dizajnit automjeti duket si një panterë e vërtetë.

Postuar: 14/08/2019 - 23:31

Gjatë gjithë kësaj kohe Facebook ka paguar palë të treta për të transkriptuar biseda audio të për

Postuar: 09/08/2019 - 21:31

Holanda ka prezantuar një superjaht me vlerë prej 10 milionë eurosh.

Postuar: 09/08/2019 - 12:35

Ekspertët e sigurisë së rrjeteve sociale kanë ngritur alarm për përdoruesit e WhatsApp.

Postuar: 08/08/2019 - 21:58

Aplikacioni i mesazheve në Whatsapp ka rëndësi të madhe për përdoruesit, shumica e të cilëve e pë

Postuar: 04/08/2019 - 21:25

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kryesore Facebook, Instagram, ËhatsApp dhe Viber kanë përjetu