Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Facebook merr vendimin drastik ndaj partive dhe politikanëve

Postuar: 19/04/2019 - 15:10

Facebook ka bllokuar shumë individë dhe organizata të së djathtës ekstreme në Britaninë e Madhe, të cilat “nxisin urrejtjen”.

Bllokimi përfshin Partinë Kombëtare Britanike, ish-liderin Nick Griffin, Lidhjen e Mbrojtjes Angleze dhe Frontin Kombëtar.

Në listë është edhe Britania e Parë, e cila ishte bllokuar më parë, por veprimi i fundit do ndalojë ndihmën e saj nga shërbimet e firmës amerikane. Kompania Facebook ka marrë këtë vendim sepse politikanët dhe Partitë politike ishin përfshirë në një mision që nxisnin dhunën dhe urrejtjen.

“Individët dhe organizatat që përhapin urrejtjen, sulmet dhe bëjnë thirrje për përjashtimin e të tjerëve nuk kanë vend në Facebook”, shtoi rrjeti gjigand në një deklaratë.

Ndalimi përfshinë:

Partinë Kombëtare Britanike dhe ish-liderin Nick Griffin
Britaninë e Parë, liderin Paul Golding, ish-deputeten Jayda Fransen
Liga Angleze e Mbrojtjes dhe themeluesin Paul Ray
Fronti Kombëtar dhe lideri Tony Martin
Jack Renshaw, një neo-nazist që bëri komplot për të vrarë një deputet të Partisë Laburiste

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2019 - 20:36

Kryevepra e fundit e Bugatti-t quhet “Vetura e Zezë” por për shkak të dizajnit automjeti duket si një panterë e vërtetë.

Postuar: 14/08/2019 - 23:31

Gjatë gjithë kësaj kohe Facebook ka paguar palë të treta për të transkriptuar biseda audio të për

Postuar: 09/08/2019 - 21:31

Holanda ka prezantuar një superjaht me vlerë prej 10 milionë eurosh.

Postuar: 09/08/2019 - 12:35

Ekspertët e sigurisë së rrjeteve sociale kanë ngritur alarm për përdoruesit e WhatsApp.

Postuar: 08/08/2019 - 21:58

Aplikacioni i mesazheve në Whatsapp ka rëndësi të madhe për përdoruesit, shumica e të cilëve e pë

Postuar: 04/08/2019 - 21:25

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kryesore Facebook, Instagram, ËhatsApp dhe Viber kanë përjetu