Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Facebook u bën ‘bllok’ partive politike, ja vendimi i fundit që ka marrë

Postuar: 25/09/2018 - 23:37

Rrjeti social, Facebook ka njoftuar se nuk do të dërgojë më punëtorë në zyrat, ku punohet për fushatat politike gjatë proceseve zgjedhore.Kompania ka dërguar më herët pjesëtarë të stafit të saj për t’iu ndihmuar fushatave politike, ashtu që të zhvillojnë në mënyrë sa më të mirë fushatat në internet. Drejtori i presidentit amerikan, Donald Trump për operacionet dixhitale ka thënë, se falë ndihmës së Facebook-ut ai mundi të fitore.Ndërkohë edhe kundërshtares së Trumpit në zgjedhje, Hillary Clinton i është ofruar ndihma e njëjtë, mirëpo ajo e ka refuzuar.

Facebook, gjendet i dyti në listën e rrjeteve të marketingut online, pas gjigantit Google.

Rrjetet sociale, Google dhe Twitter kanë ofruar ndihmë të specializuar për fushatat politike, mirëpo nuk kanë dhënë informacione si do t’i japin fund kësaj praktike.

Facebook ka thënë se do të ofrojë këshilla falas për reklamim për të gjitha partitë politike përmes sajteve online. Mirëpo sipas kësaj kompanie, personeli i ndonjë fushate mund të marrë sërish mbështetje nga ky rrjet social, përmes mbajtjes së takimeve me politikanë.

Sipas dokumenteve të brendshme të siguruara nga Bloomberg, për fushatën e presidentit Trump janë shpenzuar 44 milionë dollarë për reklamat në Facebook, në krahasim me 28 milionë dollarë të shpenzuara nga rivalja e tij, Clinton.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 19:17

NASA po përshpejton planet për të rikthyer amerikanët në hënë, pro kësaj here agjencia hapësinore thotë se do të rrinë aty.
 

Postuar: 16/02/2019 - 15:28

Kompania amerikane “Google” ka zbuluar në hartat e saj vendin ku ndodhet sistemet r

Postuar: 11/02/2019 - 19:15

Kompania ‘Mars One Ventures’ e cila pretendonte se do të dërgonte qindra njerëz për

Postuar: 07/02/2019 - 15:48

Zyra Federale e Konkurrencës në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të r

Postuar: 06/02/2019 - 17:56

Përtej reklamave të kompanive për avantazhet që do tw sjelle rrjeti super i shpejtë ‘5g&r

Postuar: 05/02/2019 - 18:19

 Më në fund edhe Messenger, aplikacioni i Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh

Postuar: 04/02/2019 - 13:29

 WhatsApp në iOS, së shpejti, do të mbrohet me siguri biometrike.