Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Galaxy S9 dhe S9+ rrëzojnë nga froni iPhone X për cilësinë e ekranit

Postuar: 11/03/2018 - 18:55

Disa javë më parë, Samsung prezantoi dy modelet e reja të tij, “Galaxy S9” dhe “Galaxy S9+”, gjatë një eventi të mbajtur pak para Kongresit botëror të telefonisë në Barcelonë, javën e shkuar.E verdikti i ekspertëve është se “Galaxy S9” ka lënë pas “iPhone X”, që kishte marrë vlerësimin për ekranin më të mirë nëntorin e shkuar, duke ia rrëmbyer vendin e parë “Galaxy Note 8”.

“DisplayMate”, një autoritet në fushën e vlerësimit të cilësisë së një ekrani, ka publikuar raportin e tij mbi “Galaxy S9”, duke deklaruar se ekrani i tij lë pas në cilësi të gjithë “smartphone”-t e tjerë.

“Në bazë të testeve tona laboratorike dhe matjeve, ‘Galaxy S9’ ka një ekran mbresëlënës që vendos rekorde të reja për sa i takon prezantimit të ekranëve dhe meriton çmimin për ekranin më të mirë, pasi ka siguruar vlerësimin tonë më të mirë të të gjitha kohërave”, shkruan “DisplayMate” në një deklaratë.

Samsung, gjatë kongresit në Barcelonë nuk u përqëndrua veçanërisht tek ekrani i “Galaxy S9”, por u mbështet në themelet e hedhura nga modelet paraprake. “Galaxy S9” dhe “S9+” kanë respektivisht ekrane 5.8 dhe 6.2 inch; të dy janë të pajisur me teknologjinë “OLED” dhe kanë një rezolucion “QuadHD+”, me një cilësi të jashtëzakonshme imazhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 40

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 18:15

Një studim i ri i sfungjerëve modernë të detit ka nisur të hedhë dritë mbi mënyrat e mbijetesës së krijesave të hershme si sfungjeri i detit kanë mbijetuar në mjedise ekstreme, para evoluimit të jetës moderne pas ok

Postuar: 10/12/2018 - 22:15

Sonda e agjencisë amerikane hapësinore Voyager 2, e lëshuar nga toka në vitin 1977, është bërë

Postuar: 10/12/2018 - 18:35

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një rrugë revolucionare për fuqizimin dhe shpejtimin e komp

Postuar: 10/12/2018 - 17:35

Kompania amerikane prodhuese e mikroçipave Qualcomm tha sot se kishte fituar urdhrin paraprak n

Postuar: 09/12/2018 - 23:22

Reagimi me shpejtësi i kompjuterit pas dhënies së komandave është ideale për një punë pa nerva.

Postuar: 09/12/2018 - 19:13

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të o

Postuar: 07/12/2018 - 22:36

Shpesh ndodh që kur na thonë të mos e bëjmë diçka, na shtyn më shumë ta bëjmë.