Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjithnjë e më shumë high-tech pelegrinazhi në Mekë

Postuar: 19/08/2018 - 12:57

Rreth dy milionë myslimanë do të kryejnë duke nisur nga sot pelegrinazhin më të madh të përvitshëm në Mekë, që po merr një dimension gjithnjë e më shumë high-rech me një rritje të aplikacioneve të celularëve për t’i ardhur në ndihmë besimtarëve.

Haxhi, një nga pesë shtyllat e fesë islame, po zhvillohet ndërsa Arabia Saudite, një mbretëri ultrakonservatore po përjeton ndryshime të paprecedenta.

Grave u lejohet gjithashtu të nisin pelegrinazhin që nga muaji qershor por autoritetet janë në të njëjtën kohë mjaft të vendosura përballë çdo zëri disident.

Rreth 1,7 milionë pelegrinë kanë mbërritur tashmë nga të katër cepat e botës, sipas të dhënave zyrtare të publikuara dje.

Për të patur lehtësira në këtë ngjarje gjigante, pelegrinët do të përfitojnë nga një numër në rritje i aplikacioneve, në gjuhë të ndryshme, në telefonat e tyre celularë.

Ritualet do të nisin të dielën dhe do të zgjasin deri të premten nën një diell përvëlues me temperatura që tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Pritet ende prania e qindra mijëra pelegrinëve që do të dynden drejt qytetit të shenjtë të Mekës ku grupet mbajnë ngjyra të ndryshme sipas vendit të tyre të origjinës, për të mos humbur në mesin e turmës.

Disa pelegrinë shfaqen duke shtyrë prindërit e tyre të moshuar në karrige me rrota, ndërsa disa të tjerë ndalojnë për të blerë një akullore apo për të zhvillur një telefonatë video me të afërmit nga ana tjetër e planetit.

Për shumë besimtarë, ky është udhëtimi i parë jashtë vendit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 19:17

NASA po përshpejton planet për të rikthyer amerikanët në hënë, pro kësaj here agjencia hapësinore thotë se do të rrinë aty.
 

Postuar: 16/02/2019 - 15:28

Kompania amerikane “Google” ka zbuluar në hartat e saj vendin ku ndodhet sistemet r

Postuar: 11/02/2019 - 19:15

Kompania ‘Mars One Ventures’ e cila pretendonte se do të dërgonte qindra njerëz për

Postuar: 07/02/2019 - 15:48

Zyra Federale e Konkurrencës në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të r

Postuar: 06/02/2019 - 17:56

Përtej reklamave të kompanive për avantazhet që do tw sjelle rrjeti super i shpejtë ‘5g&r

Postuar: 05/02/2019 - 18:19

 Më në fund edhe Messenger, aplikacioni i Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh

Postuar: 04/02/2019 - 13:29

 WhatsApp në iOS, së shpejti, do të mbrohet me siguri biometrike.