Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Google” publikon listën e blerësve më të mëdhenj të reklamave elektorale

Postuar: 20/08/2018 - 22:33

Në prag të zgjedhjeve amerikane, të ashtuquajtura të mesmandatit, “Google” vendosi që të njoftojë qytetarët për ata që paguajnë dhe sa paguajnë për të publikuar reklama politike në platformën e tij.

 
Këto informacione mbahen në një seksion të raportit mbi transparencën të “Google”, që me këtë risi i përshtatet asaj që kanë bërë në qershor “Facebook” dhe “Twitter”.
 
Kjo lëvizje vjen në kuadër të hetimit “Russiagate”, që ka përfshirë tri kompanitë e teknologjisë për shkak të reklamave të paguara nga një kompani ruse e prodhimit të njoftimeve të rreme, shpesh herë për të influencuar presidencialet në SHBA në fund të vitit 2016.
 
“Objektivi i Google është që të japë informacione që ndihmojnë të gjithë të kuptojnë më mirë si funksionon propaganda politike në internet”, lexohet në këtë raport.
 
Këto të dhëna lidhen me hapësirat për reklama elektorale që blihen në SHBA që nga 31 maji i kaluar deri tani.
 
Në krye, me një shpenzim prej 629 500 dollarësh në më pakë se tre muaj, është “Trump Make America Great Again Committee”, një organizatë që mbledh fonde për presidentin Donald Trump dhe zëvendësin e tij, Mike Pence.
 
Më pas vijojnë organizatat jo fitimprurëse si “One Nation” (440 300 dollarë) dhe “Planned Parenthood Federation Of America” (341 600 dollarë).

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/01/2019 - 12:56

Mesazhet tuaja private mund të kenë qenë publike për gjithë të tjeret për vite më parë.

Postuar: 18/01/2019 - 22:17

Mjeti i fundit i NASA-s hapësirave të largëta Cassini, para se ‘vdiste’ në fluturim

Postuar: 18/01/2019 - 13:07

 Louis Vuitton ka paralajmëruar se do të sjellë markën e saj luksoze në tregun e kufjeve.

Postuar: 18/01/2019 - 07:21

Kohëve të fundit njerëzit e internetit janë angazhuar, duke gërmuar nëpër “arkiva” pë

Postuar: 17/01/2019 - 18:47

Një planet i ngrirë, vetëm gjashtë vite dritë nga toka mund të ketë potencialin për të bartur j

Postuar: 17/01/2019 - 17:40

Mediat ruse shfaqnin sot pamjet  e avionëve të fundit gjuajtës  MiG-31 që kryenin ndj