
Postuar: 31/10/2019 - 20:42
Misioni i radhës i astronautëve të NASA-s në Hënë, ku do të qëndrojnë për dy javë është parashikuar për në vitin 2024.
Agjencia hapësinore ka përshkruar një projekt të ri të guximshëm për një ulje në hënë shumë shpejt në vitet e ardhme.
Astronautët e ekuipazhit Artemis do të kenë nevojë për disa mjete të nevojshme përmes të cilave mund të gjejnë edhe akullin e ujin në Hënë i cili do të merret më pas për t’u studiuar.
“Ne do të kemi një program shkencor shumë të fortë që nga fillimi,” tha një zyrtar i NASA-s.
Një mision i dytë dhe madje edhe më ambicioz i Artemis, është ky i planifikuar pas disa vitesh i cili bën të qartë se janë marrë plotësisht masat që në misionin e radhës astronautët të qëndrojnë plot 2 javë në të.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/