Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Instagram po ndërton një aplikacion për blerje, ja si do funksionoi

Postuar: 06/09/2018 - 14:58

 Instagram po punon për një aplikacion të ri të pavarur blerjesh. Aplikacioni i quajtur IG Shopping do t’i lejojë përdoruesit të shfletojnë koleksionet e mallrave nga tregtarët që ndjekin dhe t’i blejnë ato direkt me anë të aplikacionit.

Ende nuk është mësuar kur do të fillojë ky aplikacion pasi zhvillimi i tij është ende në vijim dhe mund të anulohet para se të lançohet. Por burimet e njohura me zhvillimin e tij thonë se Instagram beson se është pozicionuar mirë për të bërë një zgjerim të madh në tregtinë elektronike.Më shumë se 25 milionë biznese tashmë kanë llogari Instagram, dhe 2 milionë prej tyre janë reklamues, tha Shefi i Operimit të Facebook Sheryl Sandberg në deklarimin më të fundit të fitimeve të kompanisë. Katër në pesë përdorues të Instagram ndjekin të paktën një biznes.

Instagram filloi testimin e një tipari blerjesh në Nëntor 2016, dhe e mbështeti atë më gjerësisht në Mars të vitit të kaluar. Kompanitë mund të etiketojnë postimet me produkte individuale, duke u lejuar përdoruesve të blejnë direkt nga fotot, njofton pcw.

Aktualisht, Instagram po teston një tipar që lejon përdoruesit të blejnë nga historitë e Instagram. Shopping nuk do të jetë tipari i parë i Instagram që do të nxirret në një aplikacion të pavarur.

Kompania ka testuar Direct, një aplikacion i ri mesazhesh, që nga Dhjetori i kaluar. Në Qershor, ajo prezantoi IGTV, një konkurrent i YouTube që hedh videot vertikale në aplikacionin e tyre.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 22:43

Prodhuesi gjerman “Porsche” ka njoftuar se do ndalojë prodhimin e veturave me naftë dhe do përqendrohet në motorët benzinë, elektrike dhe hibridë.

Postuar: 23/09/2018 - 19:27

Rrjeti gjigant i fotografive, Instagram ka bashkëpunuar me Giphy për të sjellë një opsion të ri p

Postuar: 22/09/2018 - 23:26

 Bursa Japoneze e monedhave kriptografike Zaif ishte viktima e radhës e hakerave.

Postuar: 22/09/2018 - 21:23

Kompania e “Instagram”, së shpejti do të testojë një mënyrë të re për të lejuar shpër

Postuar: 20/09/2018 - 22:58

 Telefonët me tre kamera janë standardi i ri i industrisë.

Postuar: 20/09/2018 - 17:26

Facebook duhet të respektojë deri në fund të vitit kërkesën për transparencë në lidhje me kushtet

Postuar: 20/09/2018 - 13:12

Shpëtimtari i planetit tonë grumbullon pesë TON plastike prej oqeanit çdo ditë dhe riciklon atë p