BREAKING NEWS

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli nuk bën efekt”, shqiptari i infektuar në Itali zbulon 'sekretin' për të mposhtur COVID-in, ka dhe një apel për qytetarët  

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli
x

Tech

Inteligjenca artificiale për të përmirësuar shëndetin, brenda 5 vjetësh pritet risia e madhe

Inteligjenca artificiale për të përmirësuar shëndetin,

“Microsoft” ka iniciuar një program 5-vjeçar mbi Inteligjencën Artificiale, për të ndihmuar kërkuesit dhe organizatat për të përballuar sfidat në fushën mjekësore dhe shëndetësore.

Projekti “AI for health” do të fokusohet në tre drejtime kryesore: kërkime, të dhëna shëndetësore globale dhe shëndetësi e barabartë, për të reduktuar pabarazitë.

“Me inteligjencën artificiale kemi mundësinë për të zgjidhur disa probleme të mëdha në shëndetësi”, -shpjegoi Brad Smith, president i “Microsoft”. “T’u japësh mundësi ekspertëve për të përdorur një instrument kaq të fuqishëm, të cilët përballen çdo ditë me sfida, mund të çojë në krijimin e zgjidhjeve të reja dhe përmirësimin e aksesit në kura nga ana e popullsisë më pak e privilegjuar”.