Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ja ku dhe për sa mund ta blesh një fjalëkalim Facebook-u ose Instagram-i

Postuar: 12/10/2018 - 18:58

Llogari të hakuara të personave të ndryshëm në Facebook, përfshi emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin po shiten në tregun e zi online për vetëm 3.9 dollarë.Lajmi bëhet i ditur nga tabolidi britanik “Daily Mail”. Prestigjozja citon një raport shokues të kompanisë me qendër në Kinë, “Money Guru”.

Çmimet raportohet se ndryshojnë edhe në bazë të rrjeteve sociale. Përshembull, fjalëkalimet e Reddit nisin nga 2.9 dollarë, të Instagramit nga 6.30 dollarë. Ndërsa të Pinterest nga 8.48 dollarë, të Twitterit nga 3.26 dollarë. Fjalëkalimet e Hotmailit nga 3 dollarë dhe të Gmail nga 3.26 dollarë.

Sipas raportit të publikuar nga media britanike, mënyra më e mirë për të mbrojtur llogaritë dhe fjalëkalimet është përdorimi i verifikimit të shumëfishtë.Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Facebook zbuloi se llogaritë e 50 milionë përdoruesve, përfshirë pronarët dhe drejtuesit e lartë si Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg, janë kompromentuar nga një e metë në sistemin e sigurisë.

Sipas “Money Guru”, llogaritë dhe fjalëkalimet e Facebook shpesh vidhen për t’ua shitur kompanive. Ato ti kërkojnë t’i targetojnë ato në reklama.

Studiuesit analizuan llogaritë që shiten në tregun e zi online. Më i famshmi i të cilëve është “Dream Market”, por edhe në “Wall St Market” dhe “Berlusconi Market”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:15

Sonda e agjencisë amerikane hapësinore Voyager 2, e lëshuar nga toka në vitin 1977, është bërë objekti i dytë i prodhuar nga njeriut që del jashtë sistemit diellor.
 

Postuar: 10/12/2018 - 18:35

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një rrugë revolucionare për fuqizimin dhe shpejtimin e komp

Postuar: 10/12/2018 - 17:35

Kompania amerikane prodhuese e mikroçipave Qualcomm tha sot se kishte fituar urdhrin paraprak n

Postuar: 09/12/2018 - 23:22

Reagimi me shpejtësi i kompjuterit pas dhënies së komandave është ideale për një punë pa nerva.

Postuar: 09/12/2018 - 19:13

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të o

Postuar: 07/12/2018 - 22:36

Shpesh ndodh që kur na thonë të mos e bëjmë diçka, na shtyn më shumë ta bëjmë.

Postuar: 07/12/2018 - 22:30

Rrjeti social Facebook është gjobitur sot me 10 milionë euro nga autoritetet italiane për keqin