Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Jeni gati! “Tani shefi të gjurmon kudo të jesh”/ Kjo kompani iu vendos punonjësve çipa nën lëkurë

Postuar: 13/11/2018 - 14:39

Disa prej kompanive më të mëdha britanike po planifikojnë t’u implantojnë punonjësve mikroçipa, një vendim ky që ka shkaktuar debate ende pa u vënë në zbatim. Qëllimi i vendosjes së mikroçipave argumentohet me rritjen e sigurisë dhe kufizimin e aksesit të punonjësve në dokumente të rëndësishme.

Firma suedeze, Biohax, e cila prodhon çipa që implantohen në trupin e njeriut, thotë se është në bisedime me bizneset më të mëdha në Britani, për t’i implantuar pajisjet e saj te punonjësit e tyre, raporton “The Telegraph”.

Joëan Österlund, themelues dhe drejtues i Biohax, thotë se mikroçipat e tij, të cilët kushtojnë 150 paund/copa, mund t’i ndihmojnë kompanitë financiare dhe ligjore të rrisin sigurinë.

“Këto kompani kanë dokumente të rëndësishme me të cilat punojnë. Çipat tanë do t’i lejonin ata të vendosnin kufizime për këdo”, thotë ai.

Mundësia e vënies në zbatim të kësaj ideje ka ngritur alarmin te sindikatat dhe disa përfaqësues politikë në Britani, të cilët e shohin këtë si një zhvillim që mund të çojë drejt shfrytëzimit të punonjësve dhe ngre pikëpyetje në lidhje me atë që është etikisht e drejtë apo e gabuar.

Kongresi i Sindikatave (TUC) ka shprehur shqetësimin se stafi mund të detyrohet të implantojë pajisjet. “Mikroçipat do t’u japin bosëve edhe më shumë pushtet dhe kontroll mbi punëtorët e tyre. Ka rreziqe të dukshme dhe punëdhënësit nuk duhet t’i vendosin punonjësit nën presion për t’i implantuar”, thotë Frances O’Grady, sekretarja e përgjithshme e TUC.

Edhe disa politikanë si Yvette Cooper dhe David Kurten e shohin këtë si një zhvillim “jashtëzakonisht shqetësues”.

Kompania BioTeq, me seli në Britani, thotë se ka implantuar deri tani 150 mikroçipa. Ato kanë madhësinë e një kokrre orizi, futen nën lëkurë, në pjesën mes gishtit të madh dhe atij tregues, njësoj siç u vendosen kafshëve shtëpiake. Ata mund t’u bëjnë të mundur njerëzve të hapin derën e shtëpisë së tyre, të hyjnë në zyrë ose të ndezin makinën me valët e pajisjes dhe mund të mbajnë edhe të dhëna mjekësore.

Biohax planifikon të hapë zyrat e saj në Londër dhe thotë se deri tani u ka implantuar pajisje të tilla 400 personave, kryesisht në Suedi. Ajo bashkëpunon me linjën hekurudhore shtetërore në Suedi dhe i ka pajisur udhëtarët me këtë çip që u bën të mundur udhëtimin pa biletë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 22:48

Whatsapp është i mbushur me mashtrime të fshehta, përfshirë njërin që ju lejon të lexoni mesazhet fshehurazi.

Postuar: 20/05/2019 - 13:48

Pas vendimit që mori motori i kërkimit Google për ndërprerjen e lidhjeve me Huawei-in vijnë të tj

Postuar: 20/05/2019 - 12:54

Pas kufizimeve të imponuara nga qeveria amerikane: Prodhuesi kinez do të jetë në gjendje të përdo

Postuar: 15/05/2019 - 16:19

Nga sot Facebook do të kufizojë transmetimet live për ata që dhunojnë disa rregulla sociale, përf

Postuar: 15/05/2019 - 09:28

Dy muaj pas një sulmi në një xhami në Zelandën e Re, që u transmetua drejtpërdrejt nga agresori n

Postuar: 14/05/2019 - 19:27

1.5 miliardë përdorues të Whatsapp janë paralajmëruar që të përditësojnë aplikacionin për shkak t